Shumica e njerezve shume here pa sukses kane provuar te humbin kilet e teperta dhe eshte supozuar qe arsyeja e mundshme ishte stresi, sepse kur trupi dhe mendja jane nen tension dhe stres dietat jane mision i pamundshem. Ekspertet thone qe njerezit, vecanerisht ne situata stresuese, ndiejne nevojen e rritur per mesvakte te embla, dhe arrihet pershtypja qe deshira e tyre nuk mund te kontrollohet.
Mjeku Achim Peters, autori i librit Truri egoist, i cili eshte marre me kete fenomen, shpjegon se si truri yne ka nevoje per shume energji per te gjitha proceset dhe shpesh shkon kunder pjeseve te tjera te trupit.
Ne situata stresuese, truri yne terheq madje 90 per qind te konsumit ditor te glukozes pavaresisht asaj qe truri perben vetem dy per qind te mases sone trupore, thote Peters dhe shton qe truri yne nxit konsumimin e rritur te sheqerit dhe karbohidrateve. Peters thote qe nevoja per sheqer eshte ne natyren njerezore, por qe me heret energjia me shume eshte shpenzuar ne pune fizike.
Kur njerezit jane nen stres, shpjegon Peters, reagojne ne dy menyra personi behet me depresiv ose me i trashe, ashtu qe personat depresive te stresit harrojne te hane, ndersa kush ha me pak automatikisht eshte me shume nen ndikimin e gjendjes psikike. Personat te cilet hane me shume kur jane ne stres behen me te qete sepse ushqimi ne nje menyre eshte katalizator i stresit.
Ata reagojne mire ne tension dhe madje nxisin prodhimin e mjeteve te veta per qetesim te cilat lehtesojne pasojat e stresit, ndersa kjo gjithashtu do te thote qe prodhimi i insulines nuk ndalet. Eshte e lehte te thuhet, zvogeloni tensionin dhe stresin e perditshem, por megjithate ekzistojne metoda te caktuara te cilat e qetesojne, vazhdon Peters dhe thekson qe gjithmone opsioni me i mire dhe me i shendetshem jane dietat e lehta se sa ato qe premtojne shume rezultate ne afat te shkurter.
Peters keshillon ndryshim te shprehive te te ngrenit, respektivisht qe ne frigorifer te kete vetem produkte te shendetshme, ku duhet te keni mesvakte te shendetshme si pemet. Merruni rregullisht me sport, rrethojeni veten me njerez te dashur sepse ata kane aftesine e largimit te stresit ne vetem disa minuta, ne pune organizohuni sa me mire dhe mos kerkoni gjithmone persosmerine ne shtepi, rekomandon Peters.