BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Qeshni sa me shume per te qene me te shendetshem !

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Qeshni sa me shume per te qene me te shendetshem !

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/9/2011, 11:07

    Qeshni sa me shume per te qene me te shendetshem ! Images

    A e mbani mend kur keni qeshur per here te fundit? Kini parasysh se e qeshura ka efekte cudiberese tek organizmi jone. Hiqeni masken dhe lereni veten te lire!

    Duhet te qeshim sa me shume

    Shqetėsimet, stresi, jeta e pėrditshme nuk na lėne shume kohe pėr te bere pak gallate. Sot pjesa me e madhe e te rriturve harxhojnė mesatarisht vetėm 60 sekonda pėr te qeshur. Fėmijėt e vegjėl mund te qeshin deri ne 400 here ne dite. E qeshura duhet marre me seriozisht sepse ajo sjell shume te mira tek organizmi ynė.

    E qeshura ėshtė njė ushtrim i kompletuar i muskujve te fytyrės

    Kjo gjimnastike e brendshme ėshtė e barasvlershme me njė seance vallėzimi. E qeshura ve ne lėvizje shume muskuj te fytyrės: muskujt e qepallave, te buzėve, te mollėzave, te qafės, etj. Te gjitha kėto i bėjnė njė masazh shume te mire fytyrės dhe me pas pėrshpejtojnė qarkullimin e gjakut neper kapilare. Zemra fillon te rrahe me fort dhe enėt zgjerohen. Ne kėtė mėnyrė stimulohet i gjithė sistemi vaskular. Gjithė kjo “rryme” shpėrndahet me pas ne bark duke provokuar kontraktime te cilat luftojnė kundėr kapsllėkut, pėrshpejtojnė prodhimin e lėngjeve gastrike dhe te enzimave te nevojshme pėr tretjen.

    E qeshura bėn shume mire pėr hipertensionin

    Kur qeshim, diafragma ulet dhe ngrihet. Kėto kontraktime rrisin sasinė e ajrit qe hyn neper mushkėri dhe e mbushin gjakun me oksigjen. Te njėjtėn gjė bėjnė edhe ushtrimet aerobike, tenisi apo dhe akti seksual. Nėse e qeshura zgjatet, ndonjėherė edhe pėrkulemi sepse provokohet fshikėza e urinės. Ritmi kardiak ngadalėsohet dhe presioni arterial ulet. Nėse keni probleme me hipertensioni qeshni me gjithė shpirt sepse ju bėn shume mire.

    E qeshura mund te heqė edhe tensionin fizik. Te gjithė duhet te kenė buzėqeshur me zor ne ndonjė situate stresuese. Me vone do kenė vene re se trupi ėshtė relaksuar. Kjo ndodh ngaqė sistemi nervor dhe gjėndrat endokrine prodhojnė substanca relaksuese. Truri prodhon endorfinen, hormonin e kenaqesise e cila ėshtė si njė lloj morfine natyrale qe pakėson edhe dhimbjen. Nuk ėshtė rastėsi qe neper bote, ne shume spitale pacientet vizitohen nga klounė apo humoriste.

    E qeshura ka dhe veti kundėr plakjes

    Gjėndrat e veshkave, sekretojnė katekolamina, hormone qe heqin ankthin, ndikojnė ne mirėfunksionimin e sistemit imunitar dhe luftojnė kundėr inflamacioneve te kyēeve. Pra pas njė te qeshure te mire nuk do keni probleme me pagjumėsinė sepse stimulimi i serotoninen influencon ne cilėsinė e gjumit. Te gjitha kėto luftojnė plakjen. Njė kundėrhelm i vėrtetė ndaj ankthit dhe shqetėsimeve te pėrditshme e qeshura ėshtė ēudiberese.

    Doza me e mire?

    Duhet te qeshni te paktėn tre here ne dite nga 3 minuta. Mund te shihni edhe ndonjė film komik, spektaklin e humoristit tuaj te preferuar, etj. Shkurt, vetėm qeshni!

    (marre nga topsanté)

      Ora ėshtė 12/5/2024, 22:38