Mes ngjyrave te sezonit dimeror 2012 spikat ngjyra blu me te gjitha sfumaturat e saj, mos e lini tju ike!
Nje ngjyre e ftohte si ngjyra blu eshte shume ne mode per sezonin dimror 2012. Ne pasarelat e sfilatave ne Milano dhe Paris, stilistet e modes dhe krijimet e tyre jane spikatur me kete ngjyre. Mire ngjyren blu, por cilen nuance te zgjedhim? Tonalitet jane te shumta, variojne nga bluja klasike tek bluja elektrike apo e thelle, ose edhe sfumaturat e tyre te ftohta si bojeqielli apo bluja kobalt.
Jane ngjyra me te vertet shume te bukura per tu mbajtur dhe keto nuanca do te zevendesojne edhe te zezen ne veshjet e mbremjeve. Kete ngjyre e gjejme edhe ne pallto apo pelice. Per ato qe nuk heqin kurre dore nga stili, duhet te dini se bluja kombinohet shume bukur edhe me manikyrin apo me aksesoret e tjere. Zgjidhni nuancen tuaj te preferuar dhe ngjyrosni me blu dimrin! ikub.al