Te presesh floket, per nje femer nuk eshte aspak e lehte dhe mbi te gjitha nuk eshte nje vendim qe mund te marresh sa hap e mbyll syte. Por si te ndryshojme modelin e flokeve dhe te dukemi bukur? Te shohim se c'mund te bejme per te evituar te gjendemi perseri me nje model flokesh te gabuar dhe me humor te keq. Per te mos bere gabime ne momentin qe vendosni te prisni floket eshte shume e rendesishme te vendosni nese pelqeni te rinovoni look-un tuaj apo nese keni nevoje per nje ndryshim drastik sepse kjo kushtezon modelin e flokeve.
- Tendenca per floket per dimrin 2012
Kur deshiron te provosh nje model te ri eshte e rendesishme te njohesh tendencat e momentit, ne menyre qe te dini se ku mund te orientoheni.Persa i perket tendencave te flokeve per dimrin 2012 mund te thuhet se eshte shume ne mode versioni pixie me pjesen e ballukes te gjate. Nese deshironi te beni nje prerje cool ajo qe ben per ju eshte nje model karre gjeometrik.
- Zgjidhni modelin ne baze te flokeve tuaj
Mos harroni te zgjidhni gjithmone nje prerje ne baze te flokeve tuaj dhe linjave tuaja. Te marresh ide nga Vip-at kur bejne nje model fantsik flokesh kjo nuk do te thote qe do ngjaje bukur edhe me tipin tuaj. Nese keni floke te drejte e keni me te thjeshte te eksperimentoni me modelet e flokeve, por nese keni floke me rica apo kacurrela mendojeni mire modelin para se ti vini gersheren, pasi jane me te veshtire per tu mbajtur.
- Gabimet per te evituar kur presim floket
Per te evituar rrezikun se mund te gjendemi me nje prerje te gabuar eshte e rendesishme te evitoni disa gabime. Fillimisht, kur shfletoni nje reviste per te kerkuar nje model flokesh, perqendrohuni tek modeli sesi mund te duket tek ju, dhe mos mendoni faktin sesa bukur duket modelja. Shkoni tek parukierja me ide te qarta. Kur zgjidhni nje model flokesh mos harroni qe me pas do te jeni ju ajo qe do te kujdeset per te, keshtuqe beni kujdes me modele te cilat nuk i manovroni dot. ikub