Floke te shkurter, te gjate, te drejte apo me onde...secila ka shijet e veta!
Te gjeni modelin tuaj te flokeve ideal? Nuk eshte e thjeshte, kerkon durim, kuriozitet per te pare te gjitha tendencat ne pasarela, kerkon analize te formes se fytyres per te kuptuar cili eshte look-u qe na shkon me te vertet. Shpesh mund te ndodhe qe ai model qe na pelqen nuk korrespondon me ate model qe i shkon formes sone te fytyres, ose thjesht kemi deshire te ndryshojme look apo ngjyre dhe nuk dime nga tja fillojme. Modelet dhe stilimet e sezon jane ndihme e madhe per te kutpuar se cilat ane modelet ne mode, prerje te shkurtra ose te gjata, kacurrela apo te drejte, te mbledhur apo te leshuar. Nga tendencat e fundit te sezonit tek evergreen qe nuk kalojne kurre nga moda. Per te qendruar te azhornuar, shihni look te cilet sfilojne ne pasarela te propozuar nga stilist dhe hair stilist me te famshem, tendencat e reja vijne nga sallonet me ne ze te modes. /ikub/