Uji dhe celuliti jane shpesh te lidhur me njeri-tjetrin. Ja cilat jane 6 frutat qe luftojne formimin e tij.
Kemi folur shume pėr celulitin dhe te gjithė e dini qe ai formohet nga mungesa e ujit ne organizėm, marrja e shume kalorive, sheqerit, etj. Ja cilat janė 6 frutat qe ndihmojnė pėr ta larguar atė.
Fiku
Fiku ka shume te mira: ushqyese, tretėse, laksative, diuretike, ėshtė i pasur me kalcium, magnez dhe vitamina A, B1, B2 dhe C. Njė frut me sheqer (15gr sheqer pėr 100gr fik), ai ėshtė i pasur edhe me fibra, minerale dhe vitamine te grupit B. Fiku i freskėt ėshtė me pak kalorik (60kcal/100gr) sesa i thati (230kcal/100gr).
Rrushi
Rrushi ka efekte diuretike dhe ėshtė i pasur me kalium. Ėshtė i llojeve te ndryshme, por me i miri ėshtė muskati. Ai ėshtė njė frut kalorik (70kcal/100gr) dhe me sheqer (10-25gr/100gr). Rrushi peruan gjithashtu pak vitamine C por shume vitamina B1 dhe B6. Vitamina B1 apo tiamina, vepron mbi mirėfunksionimin e sistemit nervor, kardiovaskular dhe gastro-intestinal. Ai gjithashtu ka shume tanina dhe pigmente, te cilat kane faktor mbrojtės pėr sistemin kardiovaskular.
Pjeshka
Edhe pjeshka ėshtė diuretike, pak laksative dhe ndihmon tretjen. Ėshtė njė frut freskues dhe qetėsues. Pėrmban shume ujė (90%), pak kalori (40kcal/100gr) dhe pak sheqer (10gr/100gr). Te gjitha kėto e bėjnė pjeshkėn njė nga frutat kryesore te dietave te verės. Ajo gjithashtu pėrmban edhe fibra (1,5gr/100gr) sidomos pektinėn e cila favorizon transportimin e ushqimit dhe nuk ul urine. Pėrmbajtja e antioksiduesve (vitaminės C dhe A) ndikon pėr te luftuar sėmundjet kardiovaskulare dhe parandalon kancerin ne stomak.
Pjepri
Pjepri ėshtė diuretik dhe e bėn me te lehte transportin e ushqimit nėpėrmjet zorrėve. Edhe ai ėshtė njė frut i pasur me ujė (92%), pak kalorik (30kcal/100gr), ka fibra (1gr/100gr), kalium dhe pak sheqer ( rreth 7gr/100gr). Pjepri pėrmban edhe shume vitamine C dhe karoten, te cilat kane veti antioksiduese. E mira ėshtė te mos e hani kur ėshtė pak i ngrire sepse do te humbte shijen dhe nuk do tretej mire.
Qershia
Qershia stimulon eliminimin e urinės, por bėn edhe tretjen e ushqimit. Ajo gjithashtu pastron trupin nga toksinat. Kujdes, ajo ėshtė shume kalorike (70kcal/100gr) dhe pėrmban sheqer. Ėshtė antioksiduese, ka veēanėrisht vitamine C dhe karoten, si dhe minerale (kalium, hekur). Nėse keni probleme me tretjen apo kolitin, mund ti zieni dhe te pini lėngun.
Ananasi
Ananasi ėshtė njė frut i pasur me kalium, acid citrik dhe vitamina A, B dhe C. Ai largon toksinat, ėshtė diuretik si dhe redukton celulitin dhe fryrjen. Ėshtė ideal pėr te mbajtur diete. Ikub.al