BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ne tavoline dieta anti-rrudhe

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ne tavoline dieta anti-rrudhe

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/10/2011, 15:29

    Ne tavoline dieta anti-rrudhe Images

    E gjitha merite e antioksidanteve

    Ata qe ushqejne bukurine e lekures bejne mire te mos mungoje ne tavolinen e tyre, karcofi, dardha, orizi dhe lengu i rrushit te zi. Te gjitha keto jane ushqime vecanerisht te pasura me substanca me nje fuqi te larte antioksiduese dhe jane keshtu aletate te vlefshem per te luftuar plakjen e lekures dhe shenja te pakendeshme qe e shoqerojne ate.

    Paralajmerimi vjen nga Coldiretti i cili paraqiti recetat anti-rrudhe te kuzhines biologjike, duke propozuar “top ten” ushqimet qe ndihmojne organizmin duke mbrojtur kunder radikalve te lira, pergjegjes per formimin e rrudhave.

    Ne fakt shtimi i radikaleve te lira favorizohet nga nje diete e varfer dhe e gabuar, zakonisht te kombinuara me disa zakone te keqia si duhani dhe fakti i jeteses ne zona ku ajri eshte i ndotur.

    Natyrisht eshte shume e dobishme per te shfrytezuar rolin e ushqimit te mire per te luftuar plakjen e lekures ne cdo menyre te mundshme.Produktet e bujqesise organike, karakterizohen me nje kapacitet me te larte antioksidues, te cilat jane llogaritur ne menyre shkencore ne baze te ORAC (Oxigen Radical Absorbance Capacity), dmth aftesine per te absorvuar radikalet e oksigjenit per te mbrojtur qelizat e lekures nga demtimi oksidues.Sipas studimeve te ndryshme, shuma e ORAC qe duhen te merret cdo dite per te luftuar plakjen eshte 2000 njesi.Me poshte renditet klasifikimi me ushqimet e sezonit qe permbajne me shume njesi ORAC dhe keshtu bejne dhjeteshen me te mire te bukurise ne tryeze.

    Karcofi (nje karcof vlen 9.828 njesi ORAC)
    Lengu i rrushit te zi (nje gote vlen 5.216 njesi ORAC)
    Boronica (nje kupe vlen 3.480 njesi ORAC)
    Dardha (nje frut vlen 3.000 njesi ORAC)
    Patellxhani (nje patellxhan vlen 2.463 njesi ORAC)
    Sepecat e kuq (nje spec vlen 2.463 njesi ORAC)
    Spinaqi (nje porcion ka 2.042 njesi ORAC)
    Qepa e kuqe (nje porcion ka 1.900 njesi ORAC)
    Majdanozi i fresket (2 gram ka 1.473 njesi ORAC)
    Kivi (nje frut ka 1.220 ORAC)

    Coldiretti ka prezantuar edhe disa receta te ndryshme anti-rrudhe qe, fale nje perzierje te perbersve sigurojne sasine duhur te njesive ORAC te perditshme.Kush do te perfitoje menjehere mund te provoje nje pjate me oriz integral dhe qofte qiqrash qe garanton pothuajse 2.400 njesi ORAC, ose nje pjate makaronash me salce karcofi dhe domate qe ofron me shume se 23.000 njesi ORAC.Si sallate eshte i preferuar spinaqi qe furnizon me 4.500 njesi dhe nje miks perimesh me spec ate kuq, selino, qepe, buke te ndenjur, uthull dhe sallate qe na jep me shume se 3.000 njesi ORAC.Dhe per ta mbyllur si embelsire mund te sherbejne kumbullat e fresketa qe ofrojne me shume se 8.000 njesi ORAC. Infoalbania

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:46