BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    4 gjeste qe nuk i dinit per te shmangur diabetin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 4 gjeste qe nuk i dinit per te shmangur diabetin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/11/2011, 18:52

    4 gjeste qe nuk i dinit per te shmangur diabetin! Images

    Pėr te mos vuajtur nga diabeti ja 4 gjeste pėr te cilat nuk iu kishte shkuar mendja.


    1. Konsumoni sallate me uthull, kos, mjaltė...

    Njė studim amerikan i kryer nga Universiteti i Arizonės ka treguar se personat qe vuanin nga diabeti i tipit 2 (domethėnė ata qe pėrdornin insuline) kishin njė ulje te sasisė se sheqerit ne gjak nėse pinin dy luge uthull para se te konsumonin njė vakt te pasur me glucide. Sipas kėrkuesit qe ka drejtuar studimin, kjo shpjegohet ne kėtė mėnyrė: uthulla pėrmban acid acetik i cili largon disa enzima tretėse qe ēlirojnė glukozėn e hidroksidit te karbonit. Ne fakt, uthulla ka pothuajse te njėjtin efekt qe kane disa anti-diabetike te cilėt ulin sasinė e sheqerit ne gjak. Para se te hani ushqimin qe keni pergatitur, konsumoni njė sallate te cilės i keni hedhur 3 luge uthull, 2 luge vaj liri, 3 luge kos, 1 luge mjaltė , kripe dhe pak piper. Kete mund ta konsumoni edhe qe ne mėngjes.

    2. Konsumoni me shume kafe

    Kafja, pervecse mund te sjelle te mira te tjera pėr shėndetin, mund edhe te ule rrezikun pėr diabet te tipit 2. Sipas njė studimi te kryer nga kėrkuesit e Harvardit, personat qe konsumojnė te paktėn 6 filxhanė kafe ne dite, kishin nga 29-54% mundėsi me pak te sėmureshin nga diabeti. Sipas studiuesve kjo lidhet me faktin se kafeina pėrforcon organizmin dhe kaliumi, magnezi e disa pėrbėrės te tjerė te kafesė, ndihmojnė qelizat te absorbojnė sheqerin.

    3. Flini me shume se 6 ore ne nate

    E dinim qe mungesa e gjumit favorizon shfaqjen e hipertensionit, por sipas njė studimi te kryer nga Universiteti i Yales, del se ata qe flinin me pak se 6 ore ne nate rritnin me dy here rrezikun pėr diabet te tipit 2. Mungesa e gjumit ērregullon sistemin tone nervor, ēka prish edhe funksionimin normal te hormoneve te cilat rregullojnė sasinė e sheqerit ne gjak.

    4. Beni me shpesh njė menu vegjetariane

    Femrat qe konsumojnė mish te paktėn 5 here ne jave kane deri ne 29% mundėsi me shume te preken nga diabeti i tipit 2 sesa ato qe konsumojnė 1 here ne jave. Kolesteroli qe pėrmban mishi, dhe sidomos mishi i kuq ėshtė njė nga pėrgjegjėsit e rrezikut pėr diabet. (marre nga ikub)

      Ora ėshtė 9/5/2024, 22:21