BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cilit grup i takoni?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cilit grup i takoni?

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/11/2011, 12:39

    Cilit grup i takoni? Images

    Njerėzit ndahen nė dy grupe tė mėdha – nė ata qė i duan mė sė shumti perimet dhe ata qė i duan mė sė shumti pemėt, ka treguar hulumtimi i madh nutricionist amerikan.Secila kategori ka qasje tė ndryshme ndaj ushqimit, por edhe karakteristika tė caktuara tė personalitetit. Besojmė qė shumica ėshtė diku nė mes, por nėse jeni njė nga grupet ekskluzive, shikoni se ēka mund tė bėni pėr t’iu afruar taborit tjetėr.

    Bizelja, rrepa, brokoli

    Adhuruesit e perimeve preferojnė shijet e hidhura dhe gjithmonė janė tė gatshėm pėr tė provuar diēka tė re. Ata janė kureshtar nė kulinari dhe me qejf shkojnė nė restorante pėr ushqim ekzotik. Nėse nė fund tė ushqimit ėmbėlsohen me desert, gjithmonė do ta kenė afėr edhe njė gotė me verė tė shijshme tė kuqe. Atyre thjesht nuk u pėrgjigjet qė nė gojė t’u mbetet ndjenja e ėmbėlsisė. Pėlqejnė tė argėtohen nė shoqėri dhe mė lehtė e lėshojnė veten nė aventura. Ata do tė jenė ata qė do tė ftojnė miqtė pėr darkė dhe tė gatuajnė pėr ta ushqime tė pasura me kalori.

    Luleshtrydhet, manaferrat, pjeshkat

    Adhuruesit e pemėve preferojnė ushqimin e ėmbėl. Dreka tek ata nė mėnyrė obligative pėrfundon me desert. Kryesisht nuk pėlqejnė tė gatuajnė dhe sipas rregullit zgjedhin ushqimin qė nuk kėrkon shumė kohė pėr t’u pėrgatitur. Ata janė tė ndjeshėm nė shije dhe nė mėnyrė tė pagabueshme zbulojnė ēfarėdo shijeje tė ithėt. Qė nė fėmijėri fillojnė tė refuzojnė perimet dhe nuk ndalen nga kjo shprehi. Mė tė lumtur janė kur munden tė hanė diēka nė shpejtėsi dhe pas kėsaj tė vazhdojnė jetėn e pėrditshme. Shmangin tubimet shoqėrore tė lidhura me ushqimin.

    Adhuruesit e perimeve megjithatė udhėheqin

    Tė dy mėnyrat e ushqimit janė tė shėndetshme dhe tė kėnaqshme, theksojnė nutricionistėt. Edhe pemėt, edhe perimet pėrmbajnė njė varg tė mineraleve dhe vitaminave qė e mbajnė trupin tė shėndetshėm dhe tė fortė. Nė kėtė listė tė gjatė theksohen vitamina C, beta karoteni, kalciumi, magnezi dhe acidi folik. Megjithatė, adhuruesit e perimeve janė nė pėrparėsi, sepse ushqimi i tyre pėrmban komponime qė parandalojnė krijimin e kancerit. Tė parat nė kėtė fushė janė perimet nga familja e lakrės dhe brokolit.

    Grejpi ėshtė pemė e shkėlqyeshme pėr fillim

    Adhuruesit e perimeve duhet ta mbushin ushqimin me pemė, dhe mė sė miri ėshtė tė fillojnė me shije tė hidhur. Provoni tė shtoni pak grejpfrut nė sallatė. Nė jogurt herė pas here shtoni dredhėza ose boronica, qė kanė shumė pak sheqer. Vazhdoni tė pini verė tė kuqe pas desertit, sepse ai kombinim ėshtė shumė i shėndetshėm. Nėse ju kritikojnė qė hani shumė pak pemė, pėrkujtojuani qė domatja ėshtė nė fakt – pemė.

    Me vaj ulliri kundėr ithtėsisė e thartėsisė

    Adhuruesit e pemėve mė lehtė do tė pėrballin perimet nėse i hanė me yndyra qė neutralizojnė ndjenjėn e ithtėsisė apo thartsisė dhe ndihmojnė qė perimet tė rrėshqasin nėpėr fyt. Gjithmonė ta keni afėr njė shishe me vaj ulliri me tė cilin do tė neutralizoni tė gjitha shijet e “tmerrshme” tė ithėta. Kėshtu do tė lehtėsoni nė mėnyrėn mė tė shėndetshme konsumimin e perimeve tė ziera. ikub

      Ora ėshtė 10/5/2024, 22:59