Te fshehur ne fund te frigorifereve, gjenden ushqimet e harruara qe cdo vit semurin miliona njerez neper bote. Fatkeqsisht ne mendojme se frigoriferi eshte nje aparat qe mund te mbaje ushqimin e fresket pafundesisht.
Pizza nga muaji i kaluar? Ska problem ka qene ne frigorifer. Makarona nga Shen-valentini i kaluar? Pa merak! Por edhe ne temperaturat e ftohta te frigoriferit, myku dhe bakteriet kane feste. Mbeturinat por edhe ushqimi i fresket mund te jete duke bezuar me qenie mikroskopike qe mund tju semurin.
Por per sa kohe mund te ruhet ushqimi ne frigorifer para se te prishet? Varet, dhe kjo gje komplikohet me teper ne rast se nuk ka etikete me date skadimi. Disa ushqime kane jetegjatesi te madhe, disa te tjere prishen me shpejtesi marramendese. Vazhdoni te lexoni per te mesuar jetegjatesine e ushqimeve nga fundi i frigoriferit tuaj.
Mishi
Jetegjatesia: Dy dite deri ne nje jave
Ne rast se keni marre mish te grire te fresket, gatuajeni sa me shpejt, Mishi i fresket, peshku , pula nuk zgjasin me teper se dy dite ne frigorifer.
Mishi i gatuar rron njecik me shume, por si rregull duhet konsumuar brenda javes.
Rrezik Vdekje: Si rregull i pergjithshem, ne rast se nje ushqim vjen ere te keqe eshte prishur. Mishi, i fresket dhe ai i gatuar, vjen ere te keqe kur eshte i prishur apo kur ka nisur te prishet. Mishi i kuq kthehet ne ngjyre gri kur nis te prishet. Peshku vjen ere te madhe peshku. peshku i fresket nuk duhet te kete ere fare. Pula eshte njecik me e veshtire per tu kuptuar, zakonisht vjen ere thartire the mund te zene nje cipe te holle nga siper.
Djathi
Jetegjatesia: Nje jave deri ne nje muaj
Djathi ne pergjithesi eshte qumesht i prere, dhe ka nje jetegjatesi te madhe. gjithesesi ne vartesi te llojit dhe menyres se ruajtjes, munded dhe shpeshhere ze myk. Si rregull djatherat e bute, dhe qe vijne ere duhet te haen brenda javes. Djatherat e forte dhe te thate, shkojne dy muaj ose me teper pa problem.
Rrezik Vdekje:Kur shikoni myk ne djath te bute , hidheni poshte. ne castin qe myku eshte bere i dukshem e ka infektuar te gjithin dmth edhe ne brendesi. Sigurisht ka lloje djatherash si Djathi Blu qe jane qellimisht te mykur, ne keto rasti shikoni per myk te bardhe ose te kuq. Ne rast se djathi i forte ze myk, prijeni pjesen e mykur dhe hiqeni, myku nuk nikon ne prishjen e shijes se copes se mbetur.
Kondimentet
Jetegjatesia: Tre muaj deri ne nje vit
Ketchup dymbedhjete muaj deri ne 1 vit. Majoneza deri ne gjashte muaj, mustard, tete muaj, relish nje vit. Recelerat zakonisht zgjasin nje vit.
Rrezik Vdekje:Kondimentet zakonisht nuk kane date skadimi, inspektimi i tyre per ere, ngjyre dhe lengshmeri eshte menyra me e mire per te pare nese jane prishur.
Perimet e gatuara dhe dritherat.
Jetegjatesia: Tre deri ne shtate dite
Jetegjatesia e perimeve te gatuara eshte me e shkurter se e atyre te fresketa. Superat e ndryshme nuk duhet te haen pas tre diteve ne frigorifer. Makaronat e zjera dhe te mbyllura mund te shkojne deri ne pese dite ne frigorifer.
Orizi duket si i pademshem por sheqererat ne te te cilat mund tju japin energji gjate nje stervitje mund te ushqejne edhe bakterie te ndryshme te cilat shkaktojne mostretje te ushqimit si dhe mund tju semurin. Po te tju mbatet oriz ne frigorifer mos e perdorni pas shtate diteve. Cdo gatim ose gjelle tjeter duhet ngrene brenda javes.
Rrezik Vdekje:: Per faj te konteniereve me kapak neper frigoriferet tane, eshte veshtire per te pare nese nje ushqim eshte prishur. Ne rast se e ndjeni qe vjen ere ndryshe nga ajo qe vinte me pare apo nese shihni myk, dhidheni poshte.
Alkoli
Jetegjatesia: Tre dite deri ne 10 vjet
Birrat e famshme te cilat jane pasterizuar dhe filtruar, kane jete me te gjate se birrat e lokale, ne fakt e kane jeten tre muaj, ne rast e e mbani ne temperature dhome prishet brenda muajit. Si rregull, shiko daten ne ambalazh, ne rast se keni dyshim, provojeni.
Vera e bardhe e pa hapur, thartohet brenda vitit, kurse vera e kuqe ne rast se ruhet ne nje vend te erret dhe te ftohte, jeton per dekada me rradhe. Ne qofte se hapni nje shishe vere ruajeni ne frigorifer. Nxehtesia e kthen veren ne uthull. Vinegar(uthulla) nga frengjishtja vin- vere, aigre e tharte.
Ne rast se nuk jeni te kujdesshem vera do ju iki prej duarsh shume shpejt. Nese i vini tapen dhe e lini drejt ne frigorifer, vera zgjat vetem tre dite dhe mepas fillon te ndryshoje shije. Pas nje jave keni nje shishe te mire me uthull. Alkolerat si Rum, Gin, Vodka, apo Whisky nuk kane date skadimi
Rrezik Vdekje: Birra zakonisht nuk gjendet e hapur ne frigorifer por nese e lini, ajo humbet gazin dhe thartohet e hidherohet kur i iken koha. Disa verera jane bere qellimisht qe te vjetersohen, disa te tjera humbasin shije me kohen. Zakonisht kur shihni nje shishe vere me tape te fryre , nuk eshte shenje e mire, duhet hedhur.
Ushqimet ne kanace/kuti
Jetegjatesia: NJe ose Dy vjet
Ne kundershtim me ate qe mendohet nga shume njerez ushqimet ne kanace nuk kane jete te pafund. gjithe ushqimet ne kanace/kuti ne rast se ruhet ne nje vend te fresket dhe te thate jetojne per nje vit, disa edhe me shume.
Rrezik Vdekje: Hape dhe merri ere, ne rast se vjen ere thartire hidhe poshte. ne rast se kanacja eshte e fryre hidhe pa e hapur. fryrja mund te jete si rezultat i bakterieve ose botulizmit, qe shkakton helmim nga ushqimi dhe eshte vdekjeprures.
Ushqimet e ngrira
Jetegjatesia: Nje muaj deri ne nje vit
Ne rast se nje ushqim eshte mbajtur ne ngrirje nuk do te thote se zgjat pergjithmone. Akullorja ka jeten me te shkurter te te gjithe ushqimeve te grira. Vetem nje muaj. NJe pule e plote apo nje gjeldeti mund te rije i fresket per nje vit. Gjithe ushqimet e tjera gjenden midis jetegjatesise se ketyre ushqimeve.
Perimet e ngrira jane te ngrenshme vetem brenda tre muajve. Buka ka te njejten jetegjatesi. Mishi i grire rron per kater muaj, Copat e pules per nenete muaj.
Rrezik Vdekje: Djega e grirjes eshte me teper tharje e ushqimit, siperfaqja e cdo ushqimi qe eshte e ekspozuar ndaj ajrit super te thate te frigoriferit thahet. Ne rastin e akullores tharja shkakton kristalizim, shenje qe duhet hedhur.
Mbajtja e ushqimeve ne frigorifer per nje kohe te gjate duket si veprim i mencur per xhepin tuaj, por mund te jete gje e rezikshme per shendetin. Helmimi nga ushqimi eshte gje teper serioze dhe nuk ja vlen qe te kursesh disa qindarka dhe te perfundosh ne spital!/shendeti/