Te flasesh per grimin e fytyres, pyetja me perdorur eshte cfare tip fondotinte te perdorim. Ne kete rast nuk flasim vetem per ngjyren e lekures e kombinuar me kete produkt por do te futemi pak me thelle ne kete pjese, per te kuptuar sa mire se cfare tip fondotinte duhet te perdorim qe te rezultoje e pershtatshme per lekuren tone, e cila mund te jete e thate, e yndyrshme etj. Kur flasim per fondotinte para nesh hapet nje bote e gjitha per tu zbuluar, nje variete e pafund produktesh, nga te cilat ne shmangemi, mbi te gjitha nese flasim per perdorimin e tyre. Sot po ju propozojme disa rregulla per tipin e fondotintes qe duhet te perdorim sipas tipologjise se lekures.
Lekura e thate; ne kete rast ideale do te ishte te perdornit nje fondotinte ne krem e cila eshte ne gjendje te maskoje cdo parregullsi, duke e bere lekuren te mendafshte. Nje tip produkti shume i pershtatshme edhe per lekure mature pasi mbush te gjitha kanalet e krijuara nga rrudhat, duke i dhene fytyres nje pamje te paster dhe te rregullt.
Per ato qe kane nje lekure jo te hidratuar keshillohet nje fondotinte e lengeshme, rezulton e lehte, fal bazes se ujeshme qe perbehet. Te reja, te cilat kane nje lekure te fresket dhe te shendetshme, mund te perdorin nje fondotinte ne forme xheli apo ne formen e shkumes te cilat kane nje efekt delikat mbulues.
Per lekure te yndyrshme fondotinta perfekte per kete tip lekure eshte ajo kompakte dhe mat, e cila mbulon shume mire parregullsite dhe eleminon efektin vajor ne fytyre. ikub