BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/12/2011, 14:14

    Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes! 0772

    Sulmuesi i Kombėtares shqiptare, Erion Bogdani (34 vjeē) deklaroi pėr gazetėn “Telegraf” se do ta mbajė gjatė vitin 2011. “Janė dy ngjarje tė mėdha nė karrierėn dhe jetėn time: shėnova golin e 15-tė me fanellėn e Kombėtares, duke u bėrė rekordmeni i saj, por dhe u bėra baba pėr herė tė parė. Kur kthehem pas ndeshjeve, Alesandro mė ēlodh, mė jep shumė kėnaqėsi”.

    Veterani i Ēezenės flet edhe pėr ardhjen e trajnerit italian Xhani De Biazi nė krye tė Kombėtares shqiptare: “Ėshtė njė takticien i njohur nė Itali, jam plotėsisht i bindur se do tė bėjė shumė punė nė Shqipėri”. “Er-Bomber” veēon faktin se, Shqipėria ka shumė sulmues tė rinj tė talentuar, por ēelėsi i suksesit tė tyre do tė varet nga serioziteti i punės dhe impenjimit tė vetė lojtarėve. Nė lidhje me kundėrshtarėt e Botėrorit “Brazil 2014”, Norvegjinė, Slloveninė, Zvicrėn, Qipron dhe Islandėn, Bogdani tha se tė gjitha ekipet kanė shanse reale. Erjon Bogdani ka luajtur pėrveē Partizanit dhe pak ndeshje me Dinamon nė Shqipėri, edhe me Genclerbirligi nė Turqi, NK Zagrebg nė Kroaci. Nė Itali ka luajtur edhe me Rexhinėn, Salernitanėn, Veronėn, Sienėn, Kievon, Livorno dhe ndodhet nė sezonin e tij tė dytė me Ēezenėn.

    Erjon Bogdani, si do tė pėrshkruanit vitin futbollistik 2011, me Kombėtaren shqiptare dhe skuadrėn tuaj Ēezena?

    Ėshtė e vėrtetė, qė ka qenė njė vit pozitiv pėr mua. Arrita, qė me 8 golat e mi tė ndihmoj nė shpėtimin e Ēezenės, duke qėndruar nė Serinė A, njė kontribut qė ma vlerėsojnė shpesh nė Itali. Pėrsa i pėrket ekipit Kombėtar, do ta konsideroja si shumė tė sukseshėm nė planin personal: shėnova tre gola (kundėr Francės, Luksemburgut dhe Malit tė Zi), por dhe u bėra edhe golashėnuesi mė i mirė i Kombėtares, me 15 gola, dhe kjo pėr mua ėshtė njė arritje e madhe. Ėshtė realizimi i njė ėndrre, pasi nė Shqipėri ka pasur shumė sulmues tė shkėlqyer, duke u nisur nga Panajot Pano e deri te Alban Bushi. Njė rekord i tillė me ekipin Kombėtar ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua.

    Erjon, njė nga golat e tu tė kėtij viti ėshtė ai kundėr Francės, nė humbjen 2-1 pėr eliminatoret e Euro 2012-s. A ėshtė ky mė i rėndėsishmi nė karrierėn tuaj?

    Sigurisht, t’i shėnosh njė ekipi si Franca nuk ėshtė e lehtė, aq mė tepėr qė ai ishte i pari i shėnuar kundėr tyre nga Shqipėria nė katėr ndeshje. Gjithsesi, ndėr golat mė tė rėndėsishėm tė mi janė ato me Portugalinė (1-2, 6 qershor 2009), Danimarkėn (1-1, nė 9 shtator 2009), por pėr mua mbeten edhe dy golat qė kam realizuar nė Ukrainė, nė barazimin 2-2 (8 tetor 2005). Megjithatė, unė shpresoj qė dhe edicionin tjetėr tė jem sa mė nė formė pėr tė realizuar gola tė tjerė pėr tė ndihmuar skuadrėn.

    Le tė kthehemi te Kombėtarja, pas nėntė vjetėsh pas largimit tė Xhuzepe Dosenės, kemi nė stol njė tjetėr trajner italian, De Biazin. Si do ta vlerėsonit atė, si njė lojtar qė luani prej 11 vjetėsh nė Itali?

    Nuk e njoh personalisht De Biazin, por mendimi im pėr tė ėshtė pozitiv, kjo dhe pėr faktin se ai vlerėsohet shumė nė Itali. Gjithsesi, kam luajtur kundėr skuadrave qė De Biazi ka drejtuar, Torinos dhe Modenės. Megjithatė, unė them se trajnerėt italianė shquhen pėr taktikė. E studiojnė mirė kundėrshtarin dhe e vendosin ekipin, nė atė mėnyrė qė ekipi rival ta ketė sa mė tė vėshtirė. Shpresoj, qė De Biazi tė t’i japė diēka pozitive ekipit Kombėtar, duke filluar nga rezultatet.

    Ju keni punuar me tė gjithė trajnerėt e huaj, duke filluar nga Dosena, Brigel, Bariē, Han dhe Kuzhe. Cili ėshtė mendimi juaj pėr ata?

    Kanė pasur njė impakt pozitiv tė gjithė, pėrfshirė dhe tė fundit, Josip Kuzhenė. Kroati la njė pėrshtypje shumė tė mirė nė Shqipėri, pasi me tė bėmė disa nga ndeshjet mė tė mira me Kombėtaren. Gjithsesi, ky ėshtė cikli qė kanė trajnerėt. Unė shpresoj se, me ardhjen e de Biazit, pavarėsisht se skuadra mund tė pėrjetojė njė moment tė vėshtirė, pėr shkak tė ndėrrimit tė brezave, tė japė mė tė mirėn. Personalisht, dėshiroj tė japė mė tė mirėn time.

    Bogdani, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr grupin tonė eliminator nė Botėrorin “Brazil 2014”, ku sfidėn e parė e kemi kundėr Qipros, nė ndeshjen e fundit ndaj sė cilės kemi arritur dhe njė fitore tė bujshme 6-1, pavarėsisht se flitet pėr njė miqėsore?

    Unė do t’i vlerėsoja tė gjitha ndeshjet si shumė tė forta, pavarėsisht se nuk jemi pėrballė skuadrave tradicionalisht tė mėdha. Megjithatė, janė ekipe shumė tė forta dhe duhen marrė shumė seriozisht, njėlloj sikur do tė luante me Francėn, Gjermaninė apo Italinė.

    Ju luani prej 11 vjetėsh nė Itali, nė njė kampionat shumė tė fortė dhe shumė kanė dėshtuar. Si ia keni dalė?

    Kam punuar gjithmonė shumė seriozisht. Ka shumė konkurrencė si nė Serinė A dhe nė atė B, dhe duhet tė japėsh pėrherė maksimumin tėnd. Pėrveē punės, kjo ka tė bėjė dhe me karakterin tim. Futbolli nuk ka momente tė mira, por dhe tė vėshtira. Kam ditur tė reagoj si duhet nė ato tė fundit. Nuk e kam ulur kurrė kokėn.

    Sezonin e kaluar shpėtuar skuadrėn tuaj Ēezenėn, me tetė gola tė realizuar, duke qenė edhe golashėnuesi mė i mirė i skudarės suaj. Sa i vlerėsuar e ndjeni veten?

    Shėnova vėrtet gola deēizivė, por nga ana tjetėr e ndihmova ekipin me lojėn time, duke dhėnė asistė apo marrė penallti. Kėtė vit kam luajtur, por jo aq sa do tė dėshiroja. Shpresoj qė vitin e ardhshėm tė luaj si titullar te ekipi i Ēezenės, qė tė arrijmė edhe objektivin pėr tė qėndruar nė Serinė A.

    Ju i keni shėnuar tė gjitha ekipeve tė mėdha, Interit, Milanit dhe Juventusit. Kė gol kujtoni mė shpesh?

    Golin, qė i kam bėrė Milanit. Ishte njė ndeshje e madhe e Ēezenės, por dhe e imja. Nė atė takim fituam 2-0, dhe unė shėnova gol dhe dhashė asist pėr tė dytin. Luanim kundėr yjeve tė tillė si Ronaldinjo, Pato, Robinjo dhe Ibrahimoviēit.



    Goli i parė

    “Golin tim tė parė e kam shėnuar nė njė ndeshje miqėsore kundėr Maqedonisė. Kemi fituar 2-0 (10 shkurt 1999, golin e parė e ka shėnuar Rudi Vata). Kam hyrė nė lojė nė dhjetė minutat e fundit. Ka qenė njė ndeshje e zhvilluar nė njė fushė tė pėrbaltur, edhe pėr shkak tė shiut. Ishte njė emocion i veēantė”

    Goli i fundit

    “Ėshtė ai kundėr Luksemburgut, nė humbjen 2-1, por qė mė ēoi nė kuotėn e 15 golave. Ndėr golat mė tė rėndėsishėm tė mi janė dy golat me Ukrainėn nė barazimin 2-2 (8 tetor 2005), ato me Portugalinė (1-2, 6 qershor 2009), Danimarkėn (1-1, nė 9 shtator 2009) dhe me Francėn (1-2, 2 shtator 2011)”.

    Merkato

    Emri i Erjon Bogdanit ėshtė shumė i pėrmendur nė merkaton italiane. Ēdo ditė ka lajme pėr tė. Sė fundi kanė dale Modena dhe Vareze. “Kanė kontaktuar prokuratorin tim. Merkato hapet zyrtarisht, mė 1 janar 2012, dhe ende nuk kam vendosur se ēfarė do tė bėj. Nė janar, kam rėnė dakord tė flas me presidentin e klubit tim, Ēezenės, pėr tė parė tė gjitha opsionet”.

    Ibrahimoviēi

    Nė Itali kanė luajtur dhe luajnė disa nga sulmuesit mė tė mirė nė botė. “Pėrshtypjen mė tė mėdha ma ka lėnė Zlatan Ibrahimoviēi, edhe kur ka luajtur me Juventusin, Interin dhe tani me Milanin. Ėshtė njė sulmues i fuqishėm, i aftė ta zgjidhė vetė ndeshjen nė ēfarėdo lloj momenti dhe i vetmi nė Itali, qė ka fituar kampionate me skuadrat me tė cilat ka luajtur”.

    17 vjet futboll

    Hapat e parė tė Bogdanit kanė qenė te Partizani, me tė cilin ka luajtur nė tre sezone shumė tė bukura (1994-1997). Transferimin nė Turqi, te Genshlerbirlixhi (1998), e konsideron njė eksperiencė tė shkurtėr, por dhe tė vėshtirė. Te NK Zagreb luajti nė sezonin 1998-1999 (26 ndeshje, 10 gola) dhe e ndihmoi shumė pėr rritjen e nivelit tashmė nė planin ndėrkombėtar. Nė Itali luan nga viti 2000, pra prej 11 vjetėsh. Rexhina, Salernitana, Verona, Siena, Kievo, Livorno dhe tani nė sezonin e tij tė dytė me Ēezenėn.

    73 gola nė Itali

    Shtatė skuadra midis Serisė A dhe B dhe 73 gola nė kampionat, pa pėrmendur ata tė realizuar nė Kupėn e Italisė, apo tė 21 gola me Partizanin, 3 me Genshlerbirlixhi dhe 10 me NK Zagreb. Duke i shtuar edhe 15 me Kombėtaren, bėhen nė total 122 gola nė ndeshje zyrtare. “Nuk janė pak. Sezonit tė kaluar u shėnova gol Interit dhe Milanit, ndėrkohė qė kam realizuar edhe kundėr Juventusit, pra praktikisht kundėr tri skuadrave me mė shumė tituj nė Itali. Duhet tė ndihem krenar, pasi dihet vėshtirėsia e Serisė A”.

    Juristja Rosela

    Fotot e martesės luksoze nė “Villa Rocca Matilde”, nė Napoli, midis Erion Bogdanit dhe modeles nga Salernitana, Rosela Ariodante, tė diplomuar nė jurisprudencė, bėnė xhiron e Italisė. Njė ēift magjepės, aq sa mediat italiane e konsideruan si “martesė tė diamantit tė futbollit shqiptar” me “bukuroshen salernitane”.

    Djali Alesandro

    Alesandro, fėmija i vetėm i ēiftit Bogdani, Erjonit dhe Roselės, ėshtė vetėm gjashtė muaj. Por, a do tė ecė ai nė gjurmėt e tė atit pėr t’u bėrė dhe ai futbollist? “Personalisht, kam qejf qė djalin tim tė merret me sport. Nėse ai do tė jetė njė talent nė futboll, not, tenis, apo sport tjetėr, sigurisht qė ne do ta mbėshtesim”.

    “Shqiponja e Tiranės”

    Erion Bogdanin e kanė shoqėruar shumė epitete gjatė karrierės sė tij tė gjatė futbollistike nė Itali, tė vėna nga tifozėt dhe adhuruesit e tij, Bogdani: “ Nė Verona, nė sezonin kur shėnova 17 gola (2004-2005), mė kanė thirrur “Il Principe dell’Epiro”, apo “Princi i Epirit”, Te skuadra aktuale, Ēezena, mė thėrrasin “L’aquila di Tirana” (Shqiponja e Tiranės)”.

    Propagandist i Shqipėrisė

    Pėrveēse tė qenit protagonist nė fushėn e lojės, Erion Bogdani, jashtė fushe ėshtė i njohur si pjesėmarrės nė disa iniciativa me karakter social, sidomos nė ato qė kanė tė bėjnė me integrimin e emigrantėve shqiptarė nė Itali. Bogdani: “Mė kanė ftuar vazhdimisht nė projekte apo iniciativa me karakter social. Jam pėrpjekur tė ndihmoj shumė shqiptarė tė integrohen”.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 07:21