Epidemi e mbipeshes ne Amerike dhe shume vende perendimore ka nisur nje sensibilizim te njerezve per te mos perdorur sheqer dhe per ta zevendesuar me embelsues artificiale. Gjithashtu nje numer i madh shqiptaresh po perpiqet te humbase peshe ose te ruaje peshen aktuale. Per ti asistuar ne misionin e tyre pothuajse ne cdo ushqim industria po ofron produkte me embelsues artificiale qe marketohen me reklamat si pa sheqer(sugar free) pa karbohidrate te shtuara etj. Kohet e fundit embelsuesit kane gjetur vendin e tek pijet Diet ose ushqimet Light. Embelsuesit artificiale po kthehen ne aleatin me te mire te diabetikeve qe tani mund te shijojne ushqime pa rrezikuar shendetin.
Llojet e Ėmbėlsuesėve
Embesuesit me vlera ushqimore ofrojne rreth kater kalori per cdo gram, e ngjashme me kalorite qe marrim po te hame ushqim natyral. Embelsuesit me vlera ushqimore perfshijne sheqerin, mjaltin dhe shurupet e ndryshem. Tek ky grup hyjne edhe alkolet embelsues te prodhuar prej frutave (sorbitol, mannitol, xylitol dhe maltitol). Gjithe embelsuesit me vlera ushqimore kane kalori dhe mund te ndryshojne nivelet e glukozes ne gjak .
Embelsuesit pa vlera ushqimore jane embelsuesit artificiale te vertete. Keto embelsues nuk kane kalori dhe nuk ndikojne tek niveli i glukozes ne gjak. Lista e tyre perfshin: saccharin, neotame, aspartame, sucralose, stevia dhe acesulfame potassium (Ace-K).
Konsumimi i mases se duhur eshte celesi i cdo diete, Nqs nje pije eshte Diet nuk do te thote qe mund te pish shume prej tyre ne dite pa efekt. Gjithmone lexoni etiketen per te pare se cfare permban./shendetionline/