Eshte mankthi i cdo gruaje, eshte dicka qe te ve ne siklet. Zbokthi godet shume femra, duke iu shtuar dhe miti i famshem se zbokthi luftohet duke lare floket shpesh. Ne te vertet, zbokthi eshte nje semundje e skalpit te kokes qe manifestohet me lekura te vogla te bardha dhe te thata. Nese eleminimi i qelizave te vdekura eshte nje proces normal, kur ky eshte i tepert mund te krijoje shqetesime fiziologjike, por edhe psikologjike.
Shkaqet me te shpeshta
Shkaqet e zbokthit jane te ndryshme, shpesh efikase per tu luftuar. Shkaku kryesor eshte prezenca e forte pjeseve inflamatore te shkaktuara nga nje mosfunksionim i gjendrave te djerses ne faza sekretimi, dhe e lidhur ngushte me ushqyerjen, tretjen, por edhe me situata si stresi i forte ose ankthi. Nje shkak i mundshem, por me pak i zakonshem, eshte edhe higjene e flokeve, ose nje shampo jo e pershtatshme. Edhe perdorimi i saj i tepert, tharesja e flokeve apo locionet, xheli etj mund te prishin ekuilibrin fiziologjik, duke shkaktuar thatesi.
Dy tipologji
Zbokthi mund te jete dy llojesh: i thate, ose i yndyrshem. E para eshte me e shpeshte ne muajt e dimrit dhe ne pergjithesi nuk eshte e lidhur me renien e flokeve. Sintomi kryesore eshte nje prurit i forte qe provokon nevojen per te kruar koken shpesh. Zbokthi i yndyrshem, karakterizohet nga prezenca e lekures ne pergjithesi e yndyrshme qe mban pjese te zbokthit, duke mos lejuar largimin nga skalpi. Ky lloj zbokthi shpesh lidhet me renien e flokeve.
Mjete natyrale
Natyra ju vjen ne ndihme edhe ne kete rast me disa mjete te thjeshta per ti aplikuar ju vet, pa qene e nevojshme te beni trajtime kimike. Shpelarjet me rozmarine dhe kripe te holle duke i perzier se bashku aplikohen ne skalpine e kokes per te pakten dy here ne jave. Caj rozmarine dhe nje luge vaj jojoba, aplikojeni ne koke dhe mbajeni per 20 minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket.
Disa masa paraprake
Hapi i pare konsiston ne kotrollin e ushqimit, duke pasur kujdes ne barazpeshen e duhur te te gjitha substancave ushqyese qe i duhen organizmit. Mund te orientoheni ne produkte te cilat jane kunder zbokthit. Krihni shpesh floket, duke proceduar ne drejtime te ndryshme dhe lini floket tuaj te marrin fryme sa me shume te jete e mundur. /ikub/