Rona Nishliu do te prezantoje Shqiperine ne Festivalin Evropian te Kenges Eurosong, i cili kete vit do te mbahet ne Baku te Azerbajxhanit. Kenga e titulluar Suus eshte vleresuar nga juria si kenge e punuar ne menyre profesionale dhe e realizuar shume mire artistikisht.
Rona Nishliu, kosovarja e vetme pjesemarrese ne festivalin e 50-te te Radio Televizionit te Shqiperise, la pas 20 kenge te tjera duke rrembyer trofeun per te vazhduar tutje. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Rona premton se do ti prezantoje denjesisht gjithe shqiptaret ne te gjitha krahinat ku jane ata.
Ju jeni kosovarja e pare qe do ta perfaqesoni Shqiperine ne Eurosong. Cka do te thote kjo per ju?
Eshte nder i vecante qe do te jem atje do te jem perfaqesuesja e dy shteteve dhe nje kombi. Do te mundohem ti perfaqesoj denjesisht te gjithe shqiptaret ne te gjitha trevat ku jane ata dhe do te mundohem te bej me te miren per nje prezantim sa me dinjitoz.
Kenga Suus ka ngritur debate te shumta, si ne Kosove ashtu edhe ne , duke u diskutuar se ne Eurosong kerkohen kenge me ritmike?
Per mua secila kritike pozitive dhe negative, eshte e rendesishme, sidoqofte kenga eshte ajo qe eshte dhe une besoj jashtezakonisht shume ne te, ashtu sic kam besuar gjate konkurrimit. Synimi eshte prezantimi sa me i denje, dhe une zakonisht kur kam punuar, nuk kam punuar me kenge vardisese dhe nuk i jam pershtatur kornizave te festivaleve ose ngjarjeve ku kam marre pjese. Kam prezantuar veten ashtu si di ta bej me se miri dhe si eshte me se miri.
Nuk e di se cilat jane ato kenge adekuate te Eurovizionit dhe mendoj qe kenga Suus me prezanton mua dhe bashkepunetoret e mi jashtezakonisht mire. Besoj se do te jap nje imazh te mire edhe per vendin, te cilin e prezantoj.
A keni shume pune para se te prezantoheni ne skene, duke e marre parasysh qe shtetet pjesemarrese ne festivalin evropian Eurosong, i kushtojne shume rendesi edhe publicitetit, per kenget e tyre? A do te behet nje gje e tille edhe me ju dhe ekipin tuaj?
Eshte nje ekip i tere qe do te punoje, per cdo faze te punes, nuk eshte versioni perfundimtar i kenges, apo videoklipi. Jane edhe shume e shume faza te tjera qe une do ti publikoj me kohe, dhe po ju siguroj per nje gje do te behet pune intensive dhe me e mira, per te bere nje prezantim sa me te mire te mundshem.
Rona, a prisni te shkoni ne finale?
Dua ta perseris vetveten, nuk besoj qe puna e mire, e sinqerte dhe me shume dashuri ndonjehere nuk eshte vleresuar. Une synoj me te miren, prandaj edhe po bej pergatitje intensive duke planifikuar cdo detaj te mundshem jo vetem une, por edhe ekipi qe eshte perkrah meje.
Koha Jone