BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rona Nishliu:"Enderoj te perfaqesoj shqipetaret ne EuroSong"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rona Nishliu:"Enderoj te perfaqesoj shqipetaret ne EuroSong"

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/12/2009, 09:30

    Kėngėtarja Rona Nishliu kishte filluar njė fushatė pėr kėngėn e saj pjesėmarrėse nė “Kėnga Magjike 2009”, “Zonja Vdekje” nėpėrmes internetit. Fushatė kishte nisur nėpėrmes profilit tė saj nė facebook. Dhe me tė vėrtetė kėnga e saj “Zonja Vdekja” ishte njėra prej kėngėve qė u duartrokit mė tė madhe nė kėtė festival. Gjithė mundi i Ronės u shpėrblye, pasi ajo mori ēmimin “Vokali mė i mirė”. Kėngėn ia ka kushtuar njė personi tė afėrm, tezes se vet, derisa nė njė intervistė, kėngėtarja rrėfen emocionet e festivalit.

    Rona Nishliu:"Enderoj te perfaqesoj shqipetaret ne EuroSong" Rona_nishliu_enderoj_te_perfaq_1

    Rikthehesh pas njė kohe nė festival. Nga ata qė tė njohin mungesa arsyetohet, pse pikėrisht tek "Kėnga Magjike, ke ndonjė arsyetim tjetėr pėr publikun?

    Ky nuk ishte vetėm rrikthim nė festival, ishte njė aktivizim imi qė nga momenti mė i rėndė i jetės sime, i cili mė largoi pėr njė periudhė tė caktuar kohore nga publiku dhe adhuruesit e krijimtarise sime! U ktheva pikėrisht nė festival jo pėr tė konkuruar me kėngėt e tjera, por sepse mendova qė kėnga “Zonja Vdekje” meriton vėmendje tė plotė dhe lanēim nė njė ngjarje tė vlerėsuar kulturore.

    Zgjodha kėtė festival duke konsideruar plasimin efektiv tė artistit, dhe nė rastin tim tė mesazhit tė kėngės nė mėnyrė sa mė tė shpejtė dhe nė masė sa mė tė gjėrė audience. Me kėtė rast dua ti falenderohem kompozitorit dhe orkestruesit tė kėngės Florent Boshnjakut i cili nuk ka kursyer pėrkushtimin e tij nė realizimin e kėsaj kėnge. Gjithashtu edhe stilisten time Flutura Dedinja e cila ka stiluar 2 veshjet e mia dhe tė valltares qė mė shoqėroi nė performancė, duke qenė gjithmonė nė funksion tė mesazhit tė kėngės.

    Tė pėlqen festivali apo thjeshtė kėnga plasohet mė bukur dhe dėgjueshmėria rritet?

    Unė personalisht u kushtoj vėmendje tė plotė festivaleve, dhe konsideroj qė paraqitjet mė tė denja artisti duhet ti bėj nė skena festivalesh, ku njė kėngė meritore nis rrugėn e njė ekzistence tė gjatė nė historinė e krijimtarisė!

    Nga informatat qė kemi, kėnga i dedikohet dikujt. Cfarė emocioni ndjen Rona kur e kėndon atė?

    Kush mė herėt e kush mė vonė, tė gjithė pa pėrjashtim do tė pėsojmė humbje tė rėnda nė jetėrat tona. Kjo le vragė nė shpirt dhe kėto vragė fatkeqėsisht nuk i shėron koha, siē thotė fjala popullore: “Vragėt bėhen gjithnjė e mė tė thella, prandaj me kalimin e kohes mungesėn e personave tė shpirtit do ta ndjejmė mė shumė, ndėrsa me kėtė kėngė unė ndjej qė kėtė person e kam mė afėr. Prandaj gjatė tė tre paraqitjeve tė mia kisha emocione tė jashtėzakonshme, si asnjėherė mė parė, me dridhje zemre, gjoksi e gjunjesh! S’ishin emocione tė pėrjetimit tė skenės dhe pėrballimit tė performancės, fliste shpirti me gjuhėn e drithėrimave.

    Gjithmonė, qoftė nga publiku apo nga juria profesionale je vlerėsuar pėr vokalin mė tė mirė. Ndihesh komode nė kėto raste?

    Ndihem mirė qė pėr kaq vite sa po ndėrtoj njė karrierė prej kengėtareje, kam arritur tė bind profesionist tė spikatur pėr dhuntitė e mia tė cilat janė tė lindura dhe jo tė krijuara apo sforcuara. Gėzohem pėr vlerėsime tė tilla, sepse mendoj qė krahas kompletimit tim si artiste, atributi mė i ēmueshėm mbetet gjėja tė cilėn mė dhuroi Zoti dhe nuk mė krijoi koha apo diēka tjetėr.

    Festivali "Kėnga Magjike" njihet si eveniment i cili sjell kėngė komerciale, nė anėn tjetėr ju njiheni si kėnėgtare shumė e vlerėsuar. Mos vallė mendoni tė hyni nė grupin e "kėngėtareve komercialiste"?

    Nuk pajtohem me thėnien: “Si vendi ashtu kuvendi”. Jam artiste, sepse dua tė them atė qė mendoj, atė qė ndjej dhe atė qė pėlqejnė tė tjerėt ta dėgjojnė nga unė! Aq mė shumė qė unė asnjėherė nuk u jam pėrshtatur rrethanave, por me kėngėt e mia kam treguar personalitetin tim. Kam pėrshtypjen qė festivali duhet tė ketė privilegjin tė lanēoj para audiences projekte artistike, meqė nė kėtė pikė vėrehet njė mungesė e madhe.

    Mendon se ishte vendim i drejtė pėr ēmimin qė u nda pėr ty, dhe sa je e kėnaqur me kėtė vlerėsim?

    Mendoj qė kam kryer detyrėn time shumė mirė, kam marrė reagime tė jashtėzakonshme tė njerėzve si asnjėherė mė parė. Kisha pėrshtypjen qė dola pėr herė tė parė nė television, shumė porosi, shumė komente, shumė urime, ndalje nė rrugė e komplimente, mesazhe tė njerėzve me shpirtėra tė helmuar nga humbja e mė tė dashurve, tė gjitha kėto mė bėjnė tė ndihem tė arrirė plotėsisht nė qėllimin tim. Mesazhi ka depertuar thellė, dhe pėrmes kėngės “Zonja vdekje”, nė , shpirtėrat e thyer, po bashkėndjejmė me njėri tjetrin.

    Rona Nishliu:"Enderoj te perfaqesoj shqipetaret ne EuroSong" Rona_nishliu_1

    Po rradhitja e kėngėtarėve nga pozita e 10 deri nė tė parėn, ishte reale?

    Nė art asgjė nuk ėshtė reale!

    Si mendon, ėshtė kėshtu mė mirė apo dėshiron qė kėtė vendim tė bėj juria profesionale?

    Ēfarėdo formule tė pėrcaktohet, asnjėra nuk do ti bėj tė lumtur tė gjithė, prandaj njė opcion qė mund tė jap sot nė kėtė intervistė, nuk do tė thotė qė mund tė mė hyjė nė punė pas 2 vitesh (qesh). A ka vlerėsues mė tė mirė se publiku, qė ngre nė piedestal apo fundos njė kėngė?

    Gjatė provave dhe prapaskenave, kishte ndonjė "acarim" mes kėnėgatarėve shkak i konkurencės?

    Realisht kam qenė e koncentruar plotėsisht nė performancėn time, dhe nuk mbaj mend tė ketė ndodhur diēka e tillė. Isha shumė e preokupuar me paraqitjen time me paraqitjen e vallėtares, me kordinimin tonė, sepse kishim veshje plot detaje tė cilet po su treguan si duhet para kameres do tė humbnin efektin e tyre.

    Sa kohė u bėnė qė nga paraqitja e parė nėpėr festivale?

    Pikėrisht nė kėtė kohė bėhen 5 vite, dhe paraqitja e parė nė festival ishte nė festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

    Si e kujton atė periudhė tek festivali i RTSH-sė. Mendon pėr ndonjė paraqitje tjetėr nė kėtė festival?

    Ishin fillimet e karrierės, ēdo pėrjetim ishte i veēantė. Momentalisht nuk kam plane pėr paraqitje nė kėtė festival, por kurrė mos thuaj kurrė!

    Do dėshiroje tė pėrfaqėsoje Shqipėrin apo Kosovėn nė "Euro Vision?

    Ėndėrra ime ėshtė tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė e Madhe!

    Pėrkundėr kėngėtareve tė cilat publikun e joshin me "zhveshje" dhe paraqitje skenike "seksi", pse Rona ka zgjedhur njė stil tjetėr tė kėndimit dhe paraqitjes. Veshja jote duket shumė serioze dhe elegante!?

    Ėshtė ēėshtje e shijes!

    Vlerėsohesh financiarisht pėr punėn nė muzikė?

    Muzikėn nuk e kam punė, muzika vazhdon tė jetė pasioni im. Ndėrsa pasioni nuk mund tė shitet dhe blihet me para.

    Ekziston rivaliteti dhe xhelozia nė estradė?

    Si nė ēdo lėmi dhe fushė tjetėr, si nė ēdo vend tjetėr tė botės, konkurenca dhe rivaliteti janė tė natyrshme. Pastaj xhelozia edhe mund tė jetė e dėmshme pėr shėndetin.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 12:50