Kush e ka thene se diamantet jane miqte me te mire te femrave? Jane kepucet, dhe mesa duket asnjehere nuk eshte mjaftueshem. Mos u shqetesoni kete vit jeni te autorizuara te pelqeni dhe te blini modele te ndryshme per te perballuar dimrin me elegance. Cizme deri tek kyci i kembes, me pellush, me taka apo me xixa! Modelet, stilistet, materialet dhe kompozimet jane me te vertet te shumta dhe te gjitha te pershtashme per femrat qe nuk duan te qendrojne prapa me te rejat e fundt nga tendencat e kepuceve.
Cizmet deri tek kavilja
Stil mali edhe ne qytet, , ne kete sezon cdo gje eshte e mundur mbi te gjitha kur "must-have" i sezonit dimeror jane cizmet deri tek kavilja, cizmet e forta te cilat transformohen ne kepuce elegante per shetitje ne qytet. Te larta, te uleta, me taka etj, zgjedhja eshte e shumte, modeli me ne mode eshte sigurisht ai me taka, me lekure kamoshi i mbushur me pellush te bardhe.
Kepuce per bore
Moda e Moon-boot mesa duket nuk ka kaluar, ose me mire, duket sikur eshte kthyer ne mode kete dimer. Forma klasike pak e fryre eshte pare nga stilistet dhe eshte transformuar ne nje cizme shume te ngrohte. Edhe ngjyrat e forta jane larguar duke i lene vendin ngjyrave klasike si bezhe, e bardhe, e zeze ne versoinet e tyre klasike, llustrafin ose kamosh. Moon-boot behen perfekte jo vetem per te ngrohur kembet me ne mode, por edhe per te kaluar neper qender te qytetit.
Kepuce me xixa
Ne listen e kepuceve me te shitura dhe te deshiruara per kete dimer nuk mund te mungonin ato, kepucet me xixa, qe mbushin festat me te cmendura. Te hedhura ne treg nga Miu Miu, jane aksesori perfekt per te perballuar me stil netet per party. Taka te larta, xixa te arta, te argjendta, jane kepucet e reja qe pergatiten per te kaluar ne histori si kepucet me elektrizuese e garderobes tuaj.
Biker boots
Kaloi koha e cizmeve over-the-knees, ose me mire siper gjurit, cizmet me te pershtashme per kete dimer jane "biker boots". Te gjera tek kavilja dhe ne pergjithesi jo shume te gjata, me mire nese jane te zeza, mund te kombinohen shume mire me nje veshje casual, me xhinse. Jane zgjedhja e duhur nese nuk deshironi te hiqni dore nga komoditeti.
Pump per ne mbremje
Must i vertet i dimrit? Kepucet "pump" qe nuk jane gje tjeter vecse dekoltet klasike me taka 10-12 pond, por te transformuara nga nje plateau te rehatshme. Mund te jene ne materiale te ndryshme, nga ngjyra shock ose te cmuara me me ty./ikub/