BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhinset, pantallonat qe modelojne format!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Xhinset, pantallonat qe modelojne format!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/1/2012, 09:58

    Xhinset, pantallonat qe modelojne format! Images

    Dikur ishin pantallona pune, tė trasha dhe praktike qė visheshin nga marinarėt gjenovezė nė vitet 1500. Sot xhinset janė pantallonat qė vazhdojnė tė bėjnė pėr vete femrat dhe tė pasurohen me karakteristika tė reja. Xhinsi mė i ri vjen nga Brazili, ka aftėsinė t’i japė formė tė pėrsosur tė ndenjurave, duke i modeluar ato dhe duke ridizajnuar siluetėn femėrore. Marka “Denim” ka hedhur nė treg njė model tė ri qė quhet “Fe’” dhe u dedikohet ekskluzivisht femrave. Ky lloj i ri xhinsi ka aftėsinė tė tė hollojė dhe tė nxjerrė nė pah linjat e trupit, nė mėnyrė qė tė harmonizojė tė qenėt seksi me format. Xhinsi i ri ėshtė dizajnuar nga njė grup stilistėsh tė rinj brazilianė, nė sajė tė njė teknike qepjeje tė studiuar nė Itali dhe ėshtė propozuar nė dy modele, normale dhe tė ngushta, tė pagėzuara me emrat “San Paolo” dhe “Rio de Janeiro”. Ngjyrat janė ato klasike tė xhinseve: blu e hapur, blu e errėt. Copa mban aromėn ekzotike tė orkideas, simbol i feminilitetit qė identifikon produktin. Nė pjesėn e brendshme tė xhinseve ėshtė stampuar njė lule pėrmes njė procesi tė veēantė. Lulja ėshtė lajtmotivi i komunikimit.

    Termi “blue jeans” ekziston prej mė shumė se 500 vjetėsh. Nė fakt emri origjinal ishte “Blue de Genes’” dhe ka shoqėruar marinarėt gjenovezė gjatė motit tė keq nė vitet 1500. Po ashtu xhinset janė pėrdorur nga minatorėt amerikanė dhe, sipas librave tė historisė, i mbante veshur edhe Garibaldi kur zbarkoi nė Marsala. Xhinset u bėnė popullore nga kaubojsėt e filmave uestern tė viteve ‘30 dhe u shndėrruan nė njė veshje tepėr tė kėrkuar nga Elvis Presley e James Dean. Sot xhinset janė pantallonat qė nuk mungojnė nė asnjė gardėrobė, si tė meshkujve ashtu edhe tė femrave. Mund tė vishen ēdo ditė, megjithatė nuk pėrjashtohen edhe nė raste mė elegante. Tė bukura, tė punuara me shumė kujdes ose tė mbushura me diamante, xhinset arrijnė shifra prej miliona eurosh, duke u bėrė nė mėnyrė absurde simbol i luksit tė shfrenuar. Janė objekt i ēmuar qė nuk kanė aspak lidhje me marinarėt qė ēanin pėrpara detin me anije.

    Gjithashtu me xhinset identifikohet secili prej nesh, janė pantallonat qė preferohen nga tė gjithė, tė rinj e tė vjetėr. Duke filluar qė prej 1968-s u bė veshja mė e pėrdorur nė mbarė botėn dhe akoma sot nė vitin 2012 ėshtė e vetmja veshje me tė vėrtetė e globalizuar e pėrdorur me tė njėjtėn lehtėsi nga yjet e spektaklit e kinemasė, profesorėt, studentėt dhe deri te punėtorėt e thjeshtė. Shumė shpejt u shndėrrua nė njė veshje tė pandarė pėr sa i pėrket gjinisė qė, sigurisht, ėshtė veshja si pėr meshkujt ashtu edhe pėr femrat. Madje ka kaluar edhe kufijtė e shumėllojshmėrisė sė veshjeve pėr kultura dhe shoqėri tė ndryshme, duke u shndėrruar kėshtu nė njė veshje tepėr tė preferuar nė ēdo kohė. Edhe xhinset kanė filluar tė evoluojnė dhe kanė pasur shumė ndryshime rrėnjėsore. Edhe pse ėshtė simbol i marinarėve, xhinset vazhdojnė tė mbeten pantallonat mė tė kėrkuara. Pavarėsisht se fabrikohen nė shumė vende tė botės, superprodhuesit e tyre mbeten Kina dhe Turqia, ku krahu i punės ėshtė mė i lirė.

    Cilat xhinse bėjnė pėr ju

    Edhe pse ekzistojnė shumė lloje xhinsesh duhet tė dimė se ēfarė na shkon dhe na pėrshtatet mė mirė. Gjetja e xhinseve tė pėrshtatshme pėr trupin e gjithsecilit prej nesh mund tė shndėrrohet nė punė stresuese. Shpeshherė dėgjojmė se xhinset janė veshja mė e rehatshme, megjithėse nė shumė raste njė komoditet i tillė kushton deri sa tė arrihet. Duhen nerva dhe kohė qė tė gjenden xhinset e duhura qė nė provėn e parė, sepse me siguri qė do ta kenė qoftė edhe njė defekt. Njė gjė e tillė ėshtė njė problem qė pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė tė rinjve. Praktikisht zgjedhja e duhur ėshtė qė tė dish t’i kombinosh xhinset me veshjet dhe aksesorėt e duhur. Mos blini asnjėherė xhinse shumė tė ngushta nėse nuk keni njė linjė perfekte, sepse ju nxjerrin nė pah edhe defektin mė tė vogėl. Nėse keni njė trup tė tillė duhet tė kini kujdes edhe me gjatėsinė. Kur jeni tė gjata mund tė vishni xhinse deri te kyēi kėmbės dhe tė dukeni tamam si balerina. Nėse keni njė gjatėsi mesatare kėshillohet qė tė shmangni gjatėsinė sipėr kaviljes dhe tė pėrdorni xhinse tė gjata me taka tė larta.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:55