BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Horoskopi ditor, 27 janar 2012!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Horoskopi ditor, 27 janar 2012!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/1/2012, 07:31

    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! Dashi Dashi

    Mjedisi i sotem yjor do te favorizoje jashtezakonisht dashurite e beqareve. Do endeni ne detin e emocioneve pa u shkeputur ne asnje moment nga realiteti. Disa do mund te krijojne edhe nje lidhje jetegjate. Euforia do te mbizoteroje ne jeten e cifteve. Fale influences se Venusit dhe Jupiterit do kaloni momente te kendshme. Saturni do iu pengoje te beni shpenzime te tejskajshme. Financat mire!
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! DemiDemi

    Sot do keni serish deshire te dashuroheni si adoleshent. Ne fakt me ne fund do iu duket se do merrni fryme lirisht. Persa iu perket beqareve, ata do mundohen shume te krijojne nje lidhje per se mbari dhe jo thjesht nje aventure. Perspektivat jane te mira! Financat nuk do kene probleme dhe ju do mund te beni edhe transaksionet qe deshironit. Mundohuni ta ruani sa me shume kete ekuiliber.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! BinjaketBinjaket

    Dashuria juaj do te nxitet sot nga Venusi. Nese jeni ne nje lidhje do mbizoteroje nje klime sensuale dhe e mbushur me bashkepunim. Beqaret do jene edhe me te favorizuar dhe i njejti planet do iu sjelle mundesi per nje takim, i cili nuk do i lere indiferente. Dite mjaft e mire kjo e sotmja per t’u marre me menaxhimin e buxhetit. Fale nje riorganizimi qe do beni do e perforconi situaten materiale.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! GaforrjaGaforrja

    Do jeni mjaft te llastuar nga Venusi sot. Dashuria ne cift do ua ndricoje jeten. Nese keni pak kohe qe jeni martuar ose fejuar do te keni nje rizgjim te pasionit. Ata qe kane kohe bashke do pushtohen nga euforia. Beqaret do te peretojne nje dashuri romantike. Dita do jete e mrekullueshme. Pritet te ndodhe nje permiresim i financave. Ata qe merren me lojera fati do perfitojne shume!
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! LuaniLuani

    Ambienti yjor do te nxite dashurite e qendrueshme dhe besnike si dhe do iu beje ta jetoni dashurine qetesisht. Pasionin e zjarrte do e murosni ne skutat me te thella te zemres. Ju beqareve qe iu pelqen dikush eshte mire te beni deklarata sot. Deshirat per te shpenzuar pa limit do te rizgjohet. Tregohuni shume te kujdesshem sepse ato do mund te pakesohen mjaft.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! VirgjereshaVirgjeresha

    Ju qe jeni ne cift duhet te mos tregoheni shume naive dhe beni kujdes me bujarine e tepruar. Takime te papritura do te kthehen shpejt ne nje lidhje te kendshme. Disa duhet te ruajne fshehtesine sepse mund te hasen me komente jo te kendshme dhe xhelozi. Me ndikimin shume te madh te Jupiterit do shpenzoni jashtezakonisht shume. Mos lejoni qe ky fund i muajit te kthehet ne makth.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! PeshorjaPeshorja

    Ata qe kane krijuar tashme nje lidhje do kene edhe debate te vogla por qe nuk mund te shmangen per asnje cift. Per beqaret priten aventura te reja dashurore. Te shtyre nga euforia e madhe nuk do dini si ta ndalni ritmin dhe do jeni te gatshem te krijoni nje lidhje me te parin qe do iu dale para. Situata financiare duket e qendrueshme ne pergjithesi. Gjithsesi tregohuni te matur.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! AkrepiAkrepi

    Do keni deshira kontradiktore sot. Do kerkoni qendrueshmerine ne cift, por ne te njejten kohe do terhiqeni edhe nga aventurat. Ne fakt as vete nuk do e dini se cfare kerkoni! Beqaret nuk do kene nje dite me shume fat por gjithsesi nuk duhet te merziten dhe ta leshojne veten. Do keni mundesi te permiresoni situaten financiare dhe te beni transaksione. Kujdes mos ecni me sy mbyllur.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! ShigjetariShigjetari

    Jeta ne cift do shkoje me se miri sot. Projektet e bera se bashku do privilegjohen dhe do e kuptoni me mire sa te perbeshketa keni. Ju beqare duhet te gezoheni. Mundesite per te perjetuar aventura romantike do jene te shumta. Mos e privoni veten nga asgje! Per te bere shpenzimet e menduara duhet te prisni edhe pak sepse sot situata nuk do jete e favorshme. Kujdes!
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! BricjapiBricjapi

    Sjellja e partnerit tuaj do iu duket paksa e dyshimte dhe kapricoze. Do ngrini shume pikepyetje sot. Ndonjehere ne jeten sentimentale mungesa e logjikes mund te jete prova me e mire e sinqeritetit. Beqaret duhet te tregohen shume te matur dhe te mos besojne tek te gjithe ata qe do takojne. Ne sektorin financave do keni fat dhe rrethanat do jene te favorshme per te plotesuar deshirat.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! UjoriUjori

    Neptuni do iu beje edhe me harmonike sot. Do enderroni nje dashuri perfekte dhe shperthyese. Ne te njejten kohe influenca e Saturnit do iu beje me te ndjeshem sesa zakonisht ndaj vetmise. Beqaret nuk do e durojne me gjendjen e tyre por gjate dites do kene nje takim. Mbajeni fort personin qe do takoni sepse ia vlen. Ne planin financiar duhet te mos ndermerrni rreziqe te medha.
    Horoskopi ditor, 27 janar 2012! PeshqitPeshqit

    Me ne fund erdhi dhe qetesia ne jeten ne cift. Fale Marsit, planetit te deshirave, do mund te realizoni ato qe keni enderruar. Jeta juaj do jete e mbrojtur nga cdo rrezik. Venusi do te provokoje per beqaret nje takim te bukur dhe ju do gjeni fjalet e duhura per t’u shprehur kundrejt tij. Ne planin financiar do iu krijohen te gjitha kushtet qe iu te beni shpenzime dhe situata te jete e qendrueshme.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:02