BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klaudia Pepa, balerina e pare e TV Klan!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Klaudia Pepa, balerina e pare e TV Klan!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/2/2012, 22:55

    Klaudia Pepa, balerina e pare e TV Klan! 0091

    Ėshtė e shpejtė, energjike, kamera duhet tė jetė nė lartėsinė e zhdėrvjelltėsisė sė saj qė ta kapė. Klaudia Pepa ėshtė prima balerinė nė televizionin Klan. Ka rėnė nė sy pėr njė personalitet tė spikatur nė kėrcim qė bėn tė ngulėsh shikimin nė ekranin e televizorit.

    Ndoshta kėtė ndjesi ka pasur edhe koreografi Albi Nako kur e ka parė pėr herė tė parė duke kėrcyer. Aq sa ka vendosur qė jo vetėm ta ketė balerinė nė skuadrėn e tij tė kėrcimit, por edhe tė dashur nė jetė. Nė kėtė bisedė me Pepėn, mėsojmė shumė pėr tė, dashurinė pėr Albin, baletin dhe muzikėn…

    Klaudia, ku e gjen energjinė njė balerinė?

    Unė besoj tek energjia e cila mė ushqen mendjen, trupin dhe mė vė nė lėvizje. Nėse mund tė shprehesha nė gjuhė metaforike, jam thjesht njė bateri sė cilės i mbaron karikimi nė fund tė udhės sė jetės. Me sa duket, jam njė bateri e karikuar mirė qė rrezatoj energji e cila mė gjeneron njė energji tė vrullshme dhe mė rrėmben me forcėn e saj.

    Baleti iu ka shoqėruar qė nga fėmijėria…

    Nė moshėn 5-vjeēare prindėrit mė ēonin shpesh tė shikoja shfaqjet nė cirkun e Tiranės ku kishte variete tė ndryshme, e nė mes tyre debutonte grupi i fėmijėve “Spekter” drejtuar nga prof. Llaqi Nako. E admiroja grupin e tij, dhe si fėmijė ėndėrroja tė isha aty e kėrceja nė skenė, pa ditur se ēfarė ishte baleti, por thjesht kėnaqėsia qė tė isha pjesė e tyre. Kėshtu nisa tė jem pjesėtare e grupit “Spekter” prej 6 vitesh. Mė pas konkursi i talenteve tė vegjėl “Gjeniu i vogėl 1” mė shpalli fituese e ēmimit tė parė tė baletit. Nė moshėn 15-vjeēare u bėra pjesė e trupės “Albi Nako Dance”, ku shumė shpejt Albi mė spikati pėr tė qenė partnerja e tij, dhe si nismė ishte klipi “Dashurisė”. Ndėrsa sot jam jo vetėm partnerja e Albit, jo vetėm pjesėtare e trupės, por dhe soliste prej 3 vitesh e “Albi Nako Dance”.

    Thonė qė kur je fėmijė e merresh me balet, privohesh nga shumė lojėra qė bashkėmoshataret e tua bėjnė…?

    Nė njėfarė mėnyre bėra pakt me fėmijėrinė time, duke u marrė me balet e duke lėnė lojėrat apo kėnaqėsitė qė mund tė ketė njė fėmijė. Nė art nuk mund tė ketė palė. Arti dhe artisti qė e zhvillon atė, shkrihen e bėhen njė, janė ndjenjat ato qė artisti i pėrēon nėpėrmjet artit. Por a mund tė bėhet kompromis me ndjenjat me shpirtin? Kurrė jo. Nė shumė fusha tė jetės kompromisi ėshtė i pranueshėm, ndėrsa nė art kompromisi dhe suksesi janė dy tė kundėrta qė pėrjetėsisht pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. E nisa 5 vjeē dhe deri tani jam nė njė drejtim rruge, dhe nuk jam aspak e penduar apo tė mė ketė ngelur peng ndonjė gjė qė nuk e kam bėrė si bashkėmoshatarėt e mi, sepse zgjodha njė rrugė arti, tė bukur, tė vėshtirė dhe qė i kam kushtuar jetėn….

    Ēfarė ju bėn ta doni kaq shumė kėrcimin?

    Nė radhė tė parė muzika mė rreh nga zemra dhe pėrhumbem nė tingujt e saj. Nėpėrmjet lėvizjeve mund tė shpreh ndjenjat e mia, mendimet e mia, pra, trupi ėshtė gjuha ime e tė folurit. Kur lėvizjet pėrputhen me tingujt dhe notat e muzikės, me mendjen dhe psikologjinė e vet personit, atėherė arrihet ‘fluturimi”’ ose ‘dehja’, gjė qė e ndjej vazhdimisht kur interpretoj jo vetėm nė skenė, por edhe gjatė provave, edhe nė shtėpi apo kudo ndodhem. Kėrcimi jeton me mua dhe ėshtė lėkura qė kam mbi trupin tim. Ē’ėshtė e vėrteta, ky profesion pėr mua pėrbėn tė vetmen dashuri tė patjetėrsueshme. Qė kėtu kuptohet ēfarė kėnaqėsish shpirtėrore e morale mė shkakton.

    Komplimenti mė i bukur qė ju kanė bėrė, cili ėshtė?

    Mė shumė mė pėlqejnė kritikat, sepse mė ndihmojnė pėr tė qenė mė e realizuar. Ndėrsa pėr sa i pėrket pėrkufizimit tim, mė thonė se kėrcej si njė gazele, spėrdridhem si njė lule kacavjerrėse, duke u harmonizuar nė sytė e njerėzve si vetė natyra qė mbart tė gjitha gjallesat brenda saj.

    Ē’ndjesi tė jep tė qenėt nė qendėr tė vėmendjes?

    Njerėzit e artit nė njėfarė mėnyre janė si vajzat adoleshente, e kanė qejf vlerėsimin dhe komplimentin, kėshtu ndodh edhe nė rastin konkret, ndihem mirė.

    Jeni mė shumė pėr baletin klasik apo atė modern dhe pse?

    Siē e thashė edhe mė lart, e kam nisur nė njė grup fėmijėsh ku ushtroja kėrcimin klasik dhe modern, mė pas bėra shkollėn e baletit, e cila ėshtė e pėrqendruar kryesisht te baleti klasik, mė vonė u futa nė grupin e Albit ku ushtrova baletin modern, bashkėkohor dhe kėrcime tė karaktereve tė ndryshme, pėr tė mos thėnė tė gjitha gjinitė e baletit. Gjatė kėtyre viteve, prirjet e mia, tė dhėnat e mia fizike, muskulatura dhe plastika pėrcaktuan gjininė e baletit bashkėkohor, m’u ndodh pranė njeriu i duhur, i cili punoi mbi mua ashtu siē duhej, dhe me vizionin e tij duke mė parė si talent, ai po mė formon si figurė, dhe po investon mbi mua ashtu siē duhet tė jetė njė artiste me plot kuptimin e fjalės. Unė kam bėrė njė shkollė tė mirėfilltė baleti, por shkollėn mė tė mirė qė kam bėrė dhe po bėj ėshtė shkolla e Albi Nakos.

    Tani jo vetėm kėrceni, por edhe prezantoni. Ju pėlqen kjo gjė?

    Nė fakt kam prezantuar nė verė, njė pėrvojė e shkurtėr nė muajin gusht, nė lojėn Telebingo shqiptare, ndėrsa tani jam vetvetja. Jam balerine. Jam ajo ēka di tė bėj mė mirė. Mė pėlqen prezantimi, por e shoh si njė perspektivė pak mė tė largėt, megjithatė nuk i dihet (qesh).

    E keni menduar tė bėni njė prezantim tė mirėfilltė me njė program tuajin?

    E kam menduar, por them qė do t’i vijė koha edhe prezantimit. Kur isha e vogėl ėndėrroja tė bėhesha balerinė, kurse sot qė u rrita, pėrveē baletit kam dėshirė tė realizoj shumė gjėra tė tjera, tė cilat si pėrkufizim do tė kishin fjalėn Shou-girl.

    Si lindi dashuria me Albin?

    Nė fillim e dashuruam njėri-tjetrin si artistė. Dashuria shpirtėrore lindi natyrshėm.

    Si ėshtė kur bashkohet kėrcimi dhe Albi?

    Realisht profesioni ndikon ndjeshėm nė kėtė pikė, sidomos kur Albi ėshtė nė pozita drejtuese, nė planin profesional marrėdhėnia ėshtė e magjishme dhe si ēdo magji ke dėshirė tė mos e prishėsh, por dhe kur punon me tė, duhet tė bėsh kujdes qė ta lėsh brenda magjisė sė saj. Nga ana tjetėr, profesioni ndikon ndjeshėm nė njohjen e vetive shpirtėrore. Pa dashur tė filozofoj, dua tė them se plastika koreografike ėshtė shprehje, ėshtė fjalė pa tingull, duke gėzuar kėtė veēori unike ajo pėrcjell mesazhe dhe emocione tė brendshme.

    Si ėshtė marrėdhėnia e punės, grindeni shpesh?

    Kur thua marrėdhėnie pune, ėshtė marrėdhėnie pune. Albi ėshtė drejtuesi im dhe i grupit dhe duke u nisur nga ky fakt dhe nga fakti qė e njoh mirė atė, fjala e tij pėrmban menēuri, dituri, pra ka peshėn qė duhet tė ketė njė mashkull, njė partner, njė drejtues dhe njė udhėheqės qė mbi tė gjitha garanton suksesin. Me kėtė dua tė them qė nė moshėn dhe pozicionin qė unė kam, mė takon me plot kuptimin e fjalės tė jem e dėgjuar dhe e bindur pėr atė ēfarė ai kėrkon dhe beson.

    Si ėshtė dita juaj?

    Njė ditė e mbushur plot dinamik. Duke nisur nga mėngjesi, nuk mund tė dal nga shtėpia pa njė vakt tė plot sepse duhet tė ushqehem mirė pėr tė pasur energji gjatė ditės. Vajtja nė shkollė mė merr energjitė e para duke qenė se bėj gati 10 orė nė ditė bashkė me orėt artistike. Pas orarit tė drekės, pra njė vakti tjetėr tė shėndetshėm, mė duhet tė nis punėn nė TV Klan. Atje stėrvitem me orė tė tėra, jo vetėm pėr spektaklet ku punoj pėr momentin. Dita ikėn aq shpejt sa vjen darka, ku kthehem nė shtėpi tepėr e lodhur nga ngarkesa e ditės. Orari i gjumit duhet tė pėrmbushė 7-8 orė, sepse trupi do regjimin e tij tė caktuar.

    E ndjeni xhelozinė e kolegeve? Si e shmangni?

    E ndjej shpesh herė!. Shmangja e xhelozisė? “Nuk kam rivale dhe nuk mė shqetėson suksesi i asnjėrit. Bota ėshtė e madhe, dhe ka vend pėr tė gjithė”

    Si ushqehet Klaudia balerinė?

    Ushqehem normalisht pa dieta… {or shpesh dėgjojmė se balerinat mbajnė dieta pėr tė pasur njė trup nė formė. Por kjo nuk ėshtė zgjidhja e duhur… Profesioni ynė harxhon shumė energji, kėshtu ajo ēfarė t’i ha nuk kthehet nė shėndoshje. Pra, ky term i dietave shėrben pėr dembelet qė nuk lėvizin e nuk punojnė. Sot ēdo femėr por dhe meshkujt kanė filluar tė mbajnė trupin nė formė, me stėrvitje, me kurse tė ndryshme baleti e me palestėr. Madje, realisht po tė shohėsh, trup mė tė bukur kanė njerėz tė thjeshtė qė dinė dhe duan ta mbajnė trupin e tyre, sesa njė balerin ose balerinė e ditėve tė sotme. Ky ėshtė thjesht njė respekt qė ēdokush duhet ta ketė pėr veten dhe trupin e tij.

    Jeni e kėnaqur me ēka keni arritur deri mė tani?

    Njeriu, ose me saktė, artisti nuk mund tė ndihet asnjėherė i realizuar ku nė unin e tij qėndron ambicia pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė eksploruar gjėra tė reja tek vetvetja…

    Cilat janė ambiciet e tua?

    Nė moshėn qė jam unė, njė balerin ose balerinė ėshtė nė kulmin e tij deri nė moshėn 23-24, nė bazė tė muskulaturės dhe trupit. Unė e nisa rrugėn nė vendit tim dhe me njeriun e duhur tė cilin sot e kam edhe shok jete, punoj nė njė televizion ku mė plotėsohen nevojat e momentit, dhe mė ėshtė dhėnė mundėsia e kohės televizive dhe e njohjes sime si individ, gjė qė televizionet e tjera nuk e kanė kėtė veēori. Nuk mund tė them njė plan tė caktuar, sepse edhe kur e kam bėrė njė tė tillė, jeta mė ka sjellė tė papritura dhe planet bien poshtė. Sot mund tė them qė falė Albit, e kam marrė tė plotė kėnaqėsinė dhe emocionin e kėsaj pune, kam prekur ėndrrėn time. Tė futesh kėmbėt nė moshėn 15-vjeēare nė njė industri qė ka shume tė pėrbashkėta me luftėn, me ashpėrsinė, me intrigėn, sigurisht qė tė duhet edhe fat pėr tė mos rrezikuar deformimin e personalitetit, qė pėsojnė shumė emra tė rinj qė lanēohen nė botėn e spektaklit, e qė paplotėsuar ciklin e shkėlqimit zhduken nga ekrani pa lėnė gjurme.

    Majkėll Xheksonin e kėrceni shumė bukur?

    Muzika e tij frymėzon ēdokėnd, mendoj unė. Jam munduar tė “vjedh” tek ai gjėrat mė tė rėndėsishme nė jetėn e tij artistike. Mė frymėzon muzika e tij, melodia, teksti i fjalėve dhe mesazhi qė pėrcjellin, interpretimi i tij, kėrcyeshmėria, energjia e tij, dashuria pėr jetėn, pėr fėmijėt, dhe pėr natyrėn.

    Po plane pėr martesė …?

    Duke marrė parasysh qė martesa ėshtė njė kurorėzim i shenjtė qė si derivat ka edhe krijimin e familjes, kjo gjė nuk mė shmang as mua. Pėr sa i pėrket rastit tim, mendoj se ėshtė pak herėt tė shprehem….

    Entela Resuli Gazeta Shekulli

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:40