Kosovė, Kuvendi refuzon peticionin e Vetėvendosjes
Albatros- ♫ Stafi Administrues ♫
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 12/09/2007
Nr i postimeve : 19030
Pikėt : 37314
Votat : 106
Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka refuzuar tė thėrrasė mbledhje tė jashtėzakonshme tė Parlamentit, tė kėrkuar me peticionin e Vetėvendosjes, me 15 mijė nėnshkrime qytetarėsh. Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thėnė se kėtė tė drejtė e kanė vetėm presidentja, kryeministri si dhe kėrkesa me nėnshkrimin e 40 deputetėve.
Ai nė deklaratėn pas mbledhjes megjithatė ka lėnė tė kuptohet se ėshtė i pakėnaqur me fusnotėn. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se legjislativi nuk ka asnjė dokument tė marrėveshjes pėr pėrfaqėsim rajonal dhe interpretimin e saj ka tė drejtė ta bėjė vetėm Gjykata Kushtetuese e Kosovės.
Krasniqi ka theksuar se sipas Kushtetutės sė Kosovės seanca tė jashtėzakonshme i thėrret: presidenti, kryeministri ose 40 deputetė. Ndėrkaq, ai ka shtuar se 10 mijė nėnshkrime tė qytetarėve vlejnė pėr nisma legjislative, por jo pėr seancė tė Kuvendit.
Pėrfaqėsuesi i Grupit Parlamentar tė Lėvizjes Vetėvendosje, Visar Ymeri, ka ngritur nevojėn e mbajtjes sė njė seance tė Kuvendit pėr tė debatuar pėr marrėveshjen lidhur me emėrtimin e Kosovės me fusnotė nė nismat rajonale. Nė kėrkesėn gojore, pėr mungesė tė nėnshkrimeve tė nevojshme tė deputetėve, ai ka pohuar se kjo lėvizje ka mbledhur mbi 15 mijė nėnshkrime tė qytetarėve pėr thirrjen e kėsaj seance. /F.S/
|
|
No Comment.