BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lekura, kujdesi per nje pamje me te re!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lekura, kujdesi per nje pamje me te re!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/2/2012, 09:10

    Lekura, kujdesi per nje pamje me te re! Images

    Duhet te dallojme du tipe plakjesh lekurore, ai fiziologjik qe vjen si pasoje e kalimit te kohes dhe ai qe vjen si pasoje e rrezeve UV dhe radikaleve te lira. Ne te dyja rastet, plakja e lekures manifestohet me humbjen e hidratimit dhe uljen e proteinave strukturale sic eshte kolagjeni dhe elastina. Kjo situate komplekse eshte baza e dehidritimit, tharjes lekurore. rrudhave etj, te gjitha keto shenja qe asnje femer nuk do te deshironte ti kishte.

    Si te bejme per te ngadalesuar kete proces? Mjaftojne vetem disa gjeste te perditshme. Fillimisht, perdorimi i perhershem i kremrave hidratues eshte nje nder aleatet me te mire. Eshte e rendesishme te zgjidhni nje krem hidratues ne gjendje qe te siguroje nje hidratim te thelle dhe qe te kete nje perqendrim specifik per te luftuar shenjat e kohes dhe per te riparuar demet e bera nga agjentet e jashtem si faktoret klimatik, demtimet nga rrezet UV. Kremi hidratues duhet te aplikohet ne mengjes, ne fytyren e pastruar dhe te thare perpara grimit. Ne momentin e aplikimit eshte e rendesishme te shtrini produktin edhe ne qafe per te ngadalesuar formacionet e rrudhave horizontale te cilat krijohen pikerisht aty. Aksioni i produkteve duhet te jete i zgjatur ne kohe qe te na lejoje edhe pse jemi jashte shtepise te kemi nje lekure te mbrojtur.

    Pasi te keni hyr ne shtepi, perdorni laresit e pershtateshem per te larguar make-up-in dhe papastertit, ne kete menyre do te lini lekuren te marr fryme. Aplikoni perseri kremin perpara se te shkoni per te fjetur, ne fakt nata, eshte momenti kur qelizat dhe indet e organizmit tone rigjenerohen dhe na lejojne nje thithje me te mire te produktit. Por nje faktor tjeter shume i rendesishem eshte edhe ushqyerja korrekte. produkte te cilat jane te pasura me antioksidante te cilet pengojne formimin e radikaleve te lira ne organizmin tone, si frutat, perimet, peshku. E rendesishme eshte gjithashtu, per bukurine e lekures tone te evitoni alkoolin dhe cigaren pasi jane pergjegjes per formimin e rakaleve te lira. /ikub/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:33