Te tentojme te rregullojme pamjen tone mund te na kushtoje shtrenjte duke gjykuar nga ajo qe egzistojne brenda kozmetikeve tone te preferuar.
Per kenaqesine tone kemi provuar shume produkte kozmetike, kremra te cdo lloji, locione, dhe natyrisht, nuk kemi hequr dore as nga grimi, perkundrazi, per shume nga ne te dalesh pa make-up eshte e barabarte eshte sikut te dalesh nudo. Keshtuqe eshte alarmuese te zbulosh qe pikerisht ato sekrete qe bejne pjese e bukurise tone fshehin ne te vertet sekrete edhe me frikshme. Per fat te keq edhe sot, ne produktet kozmetike, qe nga buzekuqi deri tek rimeli, gjenden substanca shume te demshme per shendetin e femrave, duke filluar nga plumbi dhe disa perberje te tjera te metaleve te renda. Kadmiumi, gjendet kryesisht tek rimeli, plumbi tek buzekuqi dhe arseniku gjendet shpesh tek peneli. Shume do te thonit ju, mjafton te lexojme etiketen e perberesve mbi produktin kozmetik dhe te mos e zgjedhim. Sikur te ishte kaq e thjeshte. Substancat toksike mbahen te fshehura nga konsumatori, dhe si pasoje ne veme ne trup cdo gje per te na pelqyer vetja kur shihemi ne pasqyr. As markat kozmetike me te famshme nuk jane imune nga keto praktika. Pasojat mund te jene te ndryshme, por te gjitha jo te kendeshme. Fillojme qe me migrenen deri tek problemet hormonale, probleme neurologjike dhe tumoret. Nuk ju duket rasti te jeni me kujdesshem per veten dhe trupin tuaj? /ikub/