Me nje nderthurje te shkelqyer ngjyrash do te realizoni nje makiazh perfekt per cdo rast.
Lekura: Per te eleminuar rrathet poshte syrit vendosim nje krem (Ideal Cover Concealer).Me pas vazhdojme me vendosjen e nje make up natyral ne menyre te njetrajteshme , duke hedhur keshtu bazat per nje makiazh cilesor (Natural Velvet Matte Foundation te lengshem).
Syte: Rregulloni formen e vetulles suaj me lapes ne ngjyren qe ju pershtatet (e zeze ose kafe).Vazhdoni lyerjen me nje hije te lehte me tonin ngjyre margarite ne pjesen e poshteme te qerpikeve si dhe qepallen nga cepi deri ne mes te syrit.Me pas bejme lyerjen nga mesi deri ne anesore te syrit larte dhe poshte me ngjyre saten, mundohemi qe ta bejme sa me mire hapjen ne piken ku bashkohen te dy ngjyrat.Vendosim rimel te zi ne sa shtresa deshirojme.Mbarojme duke kalur nje lapes te zi ne pjesen e poshteme te qerpikeve ne brendesi.
Mollezat: Per te theksuar sa me shume mollzat vendosim ruzh.
Buzet: Per te patur qendryeshmeri te lyerjes u japim forme buzeve dhe me pas bejme mbushjen e tyre me lapes .Qe te shkelqejne sa me shume vendosim Ultra Gloss. /ikub/