Lirshmeria dhe buzeqeshja e karakterizojne portretin e saj si aktore. Edhe pse eshte nje aktore e brezit te ri, ajo ka mundur te identifikohet mjafte mire me rolet dhe karakteret qe ka sjelle per publikun shqiptar. Ne nje interviste per Koha Jone aktorja Niada Saliasi jeten artistike si aktore gjate ketyre viteve si dhe projektet e saj ne vazhdim. Aktorja Niada Saliasi, e cila ka nje karriere te pasur artistike, edhe pse eshte pjese e brezit te ri te aktoreve qe interpretojne ne skene, ka sjelle para publikut personazhe dhe karaktere nga me te ndryshmet per nje periudhe te shkurter kohore.
Ajo qe e ben te ndihet ne vetvete shume e sigurt drejt ketij profesioni ka qene fakti i te qenit gjithmone e perkushtuar ne pune. Me tej, gjate kesaj interviste ajo na tregon me shume per jeten e saj artistike, cilat jane emocionet qe i fal skena dhe na zbulon dhe projektet ne vazhdim.
Shfaqja e fundit qe ju moret pjese ishte Salla e banjes me regji te Inis Gjonit. Nje komedia qe pati shume sukses dhe per tematiken qe mbarte ne vetvete ?
Takimi me Inisin ka qene i rastesishem, dhe gjerat e rastesishme dine te jene te bukura. Ndonjehere nje pjese qe ka ne perberjen e vete cdo karakter vajze, jo vetem shqiptare gjen veten e saj. Ne kete pjese, jo vetem vajzat mund te dine ta gjejne veten, por edhe djemte mund te kuptojne realisht boten e nje femre, te dine te korrigjojne gabimet e tyre ne raport me to. Salla e banjes ka edhe nje histori te vecante, jo vetem per mua, por edhe per Inisin regjisoren e shfaqjes, pasi vajza qe erdhi ne jete nga ajo mban si emer, emrin e personazhit tim Coco-antuan.
Ju vini nga nje familje qe dashuron artin ne pergjithesi. Mbase kjo ka qene dhe arsyeja e kesaj zgjedhje?
Nuk jam rastesisht ne kete rruge te vecante arti. E lindur dhe e rritur ne nje familje artistesh, e kam pasur shume te lehte te nuhas te bukuren. Mendoj qe me i bukur se arti nuk eshte asgje tjeter. Lum ai qe di te vleresoj te bukuren, e ne kete rast aktrimin.
Si e kujtoni rolin tuaj te pare?
Roli im i pare, eshte roli i Marine ne nje veper italiane qe quhet Dy duzina me trendafila te kuqerremte. Ky rol me beri te diferencohesha nga te tjetrit. E kujtoj me emocion jo vetem rolin qe e bera me kenaqesi te madhe, por edhe provat dhe marredheniet qe ndertova me koleget dhe pedagogun e lendes, te madhin Timo Flloko.
Ne kaq pak vite keni spikatur me talentin tuaj ne skenen teatrore. Qe nga mbarimi i shkolles dhe deri tani si ka qene karriera juaj?
Duke ditur kushtet e nje Shqiperie ne tranzicion, mendoj qe karriera jo vetem e imja por edhe e kolegeve te mi eshte pak ne dyshim. Megjithate, pavaresisht kesaj, mendoj qe jane bere gjera qe kane mbetur ne vemendjen e publikut. Dhe them me bindje se kjo gje duhet vleresuar nga te gjithe.
Cili ka qene bashkepunimi me i vecante qe ju ka falur emocion dhe ju e kujtoni me shume dashuri?
Nuk kam nje pergjigje ne fakt, pasi cdo gje qe kam bere e kam dashur realisht dhe i kam falur te gjithe virtytet e mija si aktore. Ne kete pike nuk mund te bej diferencime mes roleve. Ne te gjithe bashkepunimet dhe rolet qe me jane besuar ndaj emocione te medha. Te gjitha rolet i dua dhe i kujtoj me mall.
Kush jane momentet e merzitjes per Niaden ne skene?
Aktori ka shume dobesi gjate interpretimit te rolit apo performances ne skene. Por, momenti me i merzitshem per mua eshte ai moment kur mbaroj nje projekt dhe ndihem bosh. Do te doja qe shfaqjet dhe rolet te mos kishin kurre fund.
Po momentet me te veshtira, ne te cilat jeni ndodhur ne skene?
Ndonjehere kur publiku nuk eshte i disiplinuar dhe perserit fjalet e mija ne te njejten kohe pas meje, e shikoj veten ne situata te veshtira. Por, keto raste jane shume te rralla.
Po periudha me e bukur e karrieres suaj cila eshte?
Eshte shume heret per ta thene, por momenti me i bukur eshte pikerisht ai dy oresh qe ti shkeputesh nga jeta e perditshme dhe jeton jeten e nje personazhi tjeter pa marre parasysh pasojat.
Cili eshte raporti mes dashurise dhe teatrit?
Per mua personalisht jane te perpjesetim te drejte me njera-tjetren. Te dyja kane te bejne me ndjesi, me energji, me gezim dhe hidherim. Per mua jane te dyja te vecanta.
Prej disa javesh je pjesemarrese ne nje show televiziv. Si ndiheni duke shfaqur nje ane te panjohur te Niades pervec aktrimit?
Ne fakt, une kam nje lidhej te cuditshme me kercimin. Me pelqen pa fund dhe po perjetoj nje eksperience qe rralle i jepet ne jete nje njeriu. Padyshim qe ka veshtiresite e veta duke qene qe une nuk jam profesioniste ne kete fushe, por nga ana tjeter stadisfaksioni qe merr eshte i nje niveli te larte. Jam me fat qe jam e perzgjedhur nga produksioni per te qene pjese e ketij show televiziv.
Po raporti mes teatrit dhe kercimit?
Teatri, eshte fjala dhe energjia. Ndersa kercimi, levizja dhe energjia.
Cilat jane projektet qe do te shfaqin Niaden ne skenen pas show-t qe aktualisht po merrni pjese?
Duhet te mbaroj me sukses kete qe kam nisur, pastaj detyrimisht nje rikthim ne profesionin tim me nje shfaqje teatri.