Te kesh mikesha te verteta eshte vertet e rendesishme ne jeten e nje femre. Mund te jete banale por nuk eshte per tu humbur sepse miqesia femerore ka vlerat e saja. Mikeshat e verteta jane gjeja me e bukur qe na mbetet,kur gjithcka shkon keq. Gjithashtu dhe ne gjerat e bukura kur do te ndash nje buzeqeshje dhe nje gezim ( mikeshat fallson nuk gezohen aq thjesht per lumturine e tjetrit). Jane personat qe mund ti tregojme te keqen dhe te miren pa frike; ato qe na kritikojne sepse jane te sinqerta,por nuk na gjykojne se jane nga ana jone. Gjithashtu jane ato qe nuk na i kthejne kurre shpatullat por na dalin gjithmone ne mbrojtje ( ne per ato bejme te njejtat gjera).
Kur kemi qene te vogla na ka ndodhur shpesh te jetojme ate faze ne te cilen jemi te bindura qe miqte e vertet jane vetem meshkujt. Ato jane me pak konkurues dhe rralle te kane zili, sigurisht dhe te diponueshem dhe gati te te na tregojne pjesen tjeter te botes. Gjithashtu mund te themi se ato jane te sinqrte , me pak te komplikuar, ne disa raste te forte dhe sigurisht nuk mbajne shume inate. Ketu nuk behet fjale per te dashur ose per ato qe keni flirtruar dhe jane transformuar ne dicka tjeter, nje raport miqesie me nje mashkull mund te japi shume.
Por arrin nje moment ne jeten e cdo femre , ku fillon te besoj qe miqesia midis femrave eshte me e mire. Sepse nese eshte e vertet, te perfshin dhe emocionalisht, duke ndare eksperienca qe jane vlejne dhe ndjeshmerine. Vlera qe shkojne me tutje, per kundrejt te disa femrave qe urrejne njera-tjetren dhe hiqen si mike. Mikeshat e verteta krijojne nje bashkepunim te vertet, te bazuara ne disa principe: respekti i diferencave; pakesimin e kerkesave; pika te perbashketa ne gusto per gjerat qe ju pelqejne te beni; vizionin qe keni krijuar per boten dhe kapaciteti dhe vullneti qe keni ju qe te zhvilloni kete lidhje miqesore edhe pse jeta juaj mund te ndryshoj nje dite si: te keni femije, miq te tjere, partner, pune. /ikub/