BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miqesia, perse ndarja eshte e dhimbshme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Miqesia, perse ndarja eshte e dhimbshme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/4/2010, 15:28

    Miqesia, perse ndarja eshte e dhimbshme! Images

    Miqesia eshte nje nga ndjenjat me te fuqishme qe lidh dy qenie njerezore. Ajo shpesh zgjat per tere jeten, kalon prova nga me te veshtirat dhe kur ndodh qe e humbasim, mund te ndihemi keq sikur te kemi humbur dashurine. Sipas nje studimi te fundit te sociologeve, te perfunduar kete jave per femrat, ndarja me mikeshen e zemres mund te rezultoje shume me e rende se ndarja nga i dashuri. Rrenjet e nje miqesie jane te thella, aq sa edhe prishja me nje mikeshe jo shume te rendesishme na shkakton ndjenja te theksuara faji dhe dhimbje. Kjo eshte diēka qe te gjitha e kemi provuar gjate jetes te pakten nje here, por ka edhe nga ato qe, per shkak se kane nje karakter te veshtire, kane edhe lidhje miqesore te paqendrueshme dhe e kane provuar disa here shijen e hidhur te lotit te ndarjes. Kjo eshte arsyeja qe prishja e nje miqesie mund te jete nje traume e vertete per disa. Veēanerisht kur kemi te bejme me nje prishje qe shoqerohet me nje zhgenjim, mund te na duket se dikush na ka shkulur zemren nga kraharori.

    Ja nje histori miqesie e thelle, perfundimi i se ciles u shkaktoi dhimbje te dyja paleve. Rrefimi eshte i nje psikologeje qe ka bere edhe nje liber se fundi per miqesine ne pergjithesi dhe ate mes dy femrave ne veēanti.

    “Une e takova Deboran kur erdhi ne klubin tim, ne vitin 1993. E sapodivorcuar e me dy femije te vegjel, isha e lire dhe e lumtur. Por duke qene se nuk kisha nje partner, isha shume e hapur per te gjetur nje mikeshe, me te cilen te mund te ndaja gjerat e mia dhe oret e lira. Miqesia jone nisi qe ne fillim si nje histori shume e bukur dhe gjithēka ishte e menjehershme. Ajo ēka na pelqente te njera-tjerra ishte menyra se si qeshnim pa fund, duke treguar barsoleta, apo histori per ngjarjet qe na kishin ndodhur gjate dites. Ishim te dyja gra me karriere. Une psikologe e suksesshme, ndersa mikesha ime nje shefe marketingu e mirepaguar. Miqesia jone bazohej te respekti reciprok dhe afeksioni qe ndjenim per njera-tjetren. Ish-mikesha ime kishte qene e martuar, por shume shpejt e kuptoi se lidhja e saj martesore kishte te ēara. I shoqi nuk donte femije, ndersa per te, femijet ishin te rendesishem. Si perfundim ajo e arriti ate qe deshironte, por martesa vazhdoi te kishte probleme.

    Nje vit pas njohjes sone, une njoha Nik, nje menaxher i zoti me te cilin u martuam nje vit me pas. Por edhe pse isha e sapodashuruar me burrin me te cilin u martova, Deborah vazhdonte qe te ishte pjese e rendesishme e jetes sime. Ne takoheshim ne klub, ne palester, flisnin rregullisht per te gjitha gjerat si me pare dhe vazhdonim qe t’ia kalonim shume mire. Nder te tjera benim edhe biseda te gjata per dashurine dhe miqesine e marredheniet e tjera njerezore. Ne vitin 2001, martesa e Deboras pesoi krisje te renda dhe nuk mund te vazhdonte me, ndaj ajo u divorcua. Nisi keshtu per te nje periudhe shume e veshtire dhe une isha e lumtur qe isha per te nje krah e nje sup mbi te cilin ajo te mund te mbeshtetej dhe te qante, diten, apo naten.

    Miqte jane per te te ndihmuar kur ke nevoje dhe une per te isha nje ndihme e madhe ne nje periudhe te veshtire. Me kalimin e kohes, duke qene se ajo ishte vetem, me bente ēdo nate telefonata shume te gjata, mbi dy ore, pas te cilave ndihesha teresisht e konsumuar. Im shoq me thoshte se kjo miqesi po me konsumonte pertej mundesive te mia, por nuk e degjova. Por ndersa koha dhe muajt kalonin, nisa qe te shqetesohem per sjelljen e Deboras por isha e pamundur dhe e pafuqishme qe ta ndihmoja. Ajo nderkohe kishte nisur qe te pinte alkool dhe me telefononte shpesh per te me thene se nuk mbante mend se ēfare i kishte ndodhur nje nate me pare. Me pas nisi qe te shkonte neper klube, per t’u takuar me djem te rinj dhe per t’u shoqeruar me ta per nje kohe te shkurter. Nje mengjes me merr ne telefon dhe me thote e tmerruar se ne shtratin e saj ishte nje djalosh i ri, te cilin ajo as qe e njihte fare.

    Une u shqetesova shume dhe vazhdoja qe t’i thoja mikeshes sime qe ajo kishte nevoje per ndihmen e nje profesionisti. Ajo nderkohe beri perpjekje per ta ndaluar vete te pirin dhe per tri jave nuk vuri alkool ne goje, por kjo nuk zgjati shume dhe iu rikthye zakonit te vjeter te telefonatave dhe qarjeve te gjata. Une e ndjeja qe nderkohe po me shteronin forcat per ta mbeshtetur. Per shume kohe, ne kishim ndare nje miqesi te gjate. Kishim shume pika te perbashketa, por me ne fund po e shihja se kishim marre rruge te ndryshme. Ndihesha e lodhur dhe me dukej sikur ēdo nate, permes telefonatave te saj, me duhej qe t’ia gelltisja ngjarjet e dites qe me rendonin gjithnje e me teper ne stomak. Nje dite im shoq me tha: Kjo qe po ben ti i kalon permasat e miqesise.

    Mikesha jote po nderhyn ne jeten tone. Une e dija qe Nik kishte te drejte, por e ndjeja qe nuk mund ta lija ne balte mikeshen, sepse mendoja qe ēdo gje tjeter do te kishte qene e padrejte dhe jo e ndershme. Dhe keshtu telefonatat pasuan njera-tjetren dite pas dite dhe une nisa te ndihem ne faj dhe per tim shoq. Sigurisht qe kjo situate nuk e kercenoi kurre martesen tone, por shkaktoi nje stres te madh. Nje nate Deborah me tha se deshironte qe te mbeste me barre nga nje marredhenieje rastesore me djemte e rinj qe takonte neper klube nate. Ishte nata kur vendosa qe t’i jap fund miqesise qe kisha me te. I thashe se ajo po shkaterronte veten dhe se nuk mund te vazhdoja me nje miqesi qe ushqehej vetem nga une dhe qe mbi te gjitha po me demtonte martesen.

    Qe nga ajo nate nisa te mos i pergjigjem me telefonatave te Deboras dhe keshtu kaluan disa muaj. Keshtu, me ne fund, Deborah me dergoi nje e-mail, ne te cilin me shkruante arsyet e sjelljes se saj. Gjate muajve qe nuk kishim pasur lidhje, isha ndier me e qete, edhe pse me mungonte shume miqesia me te. Lidhja jone kishte marre fund per shkak te rrugeve te ndryshme qe ndoqem ne jete dhe kendveshtrimeve te ndryshme qe kishim per jeten. Ajo qe mesova nga kjo miqesi e gjate ishte qe, edhe pse na pelqen qe te mendojme se miqte tane do te jene gjithmone aty per ne, deri ne fund te jetes, ndonjehere duhet t’i leme qe te ikin, sado qe nje fakt i tille mund te na dhembe gjate.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:55