Dieta per kolesterolin eshte e rendesishme per ato qe vuajne kete lloj patologjie dhe per ate qe duan te kontrollojne shendetin e tyre. Mbani mend gjithmone qe mireqenia jone filln ne tavoline dhe eshte shume rendesishme te dihet se cfare mund te konsumojme dhe cfare duhet te evitojmeper te luftuar kolesterolin.Sigurisht nje diete e ekuilibruar duhet te parashikoj ushqime te lehta dhe te eliminoje te gjitha ato ushqime qe permbajne shume yndyrna. Gjithashtu e rendesishme eshte qe dhe te pijme shume uje.
Ja nje liste per ato ushqime qe duhen evituar: Qumeshti i plote, nje gote kos , kosi me fruta , pana, gorgoxola, djathrat e perbera,mishin me yndyre dhe disa pjese te kafsheve si melca, zemra etj, sallami,peshk i konservuar me vaj, gjalp ,vaj luledielli etj.
Ja dhe nje liste e ushqimeve qe mund te konsumoni: Qumesht te pasterizuar, kos me 0,1 % yndyrna, mishi si : pula ( gjoksin e pules), lepur, vic; merluc trofta, margarine vegjetale , zarzavate ( po te ziera) etj
Ja nje shembull diete kunder-kolesterolit se cfare mund te konsumoni;
Ne mengjes:
sic e dini eshte vakti me i rendesishem i dites dhe duhet te permbaje rreth 15-20% per energjine mengjezore. Nuk duhet te mungojne kurre: dritherat , qumeshti i pasterizuar ose kos dhe nje leng portokalli te shtrydhur.
Vakti midis mengjesit dhe drekes:
nje frut te fresket dhe nje kos pa yndyrna.
Dreka:
Mund te konsumoni perime te ziera me 50 gram makarona ose oriz me domate te fresket; nje porcion me proteina e perbere me mish ose peshk ose djath pa yndyre.
Vakti midis drekes dhe darkes:
Nje frut te fresket , fete buke e thekur mire meme nje luge marmalate.
Darka:
Duhet te jet mbi te gjitha e lehte: preferohen zarzavate te pjekura dhe pak buke te thekur mire. /ikub/