Moshat me te prekura nga dhimbja e kokes, femrat apo meshkujt, si edhe perhapja e ketij problem jane objekt I shpjegimeve te neurologes, Mira Rakacolli. Gjithashtu ajo shpjegon edhe trajtimin e dhimbjes se kokes.
Perhapja
Dhimbja e kokes eshte ankesa me e shpeshte ne te semuret qe paraqiten ne strukturat e sherbimit paresor . Ne mni 80% te rasteve eshte primare, ne kuadrin e ketyre dhimbjeve primare , dhimbja e kokes tensive eshte ajo me e perhapura dhe me pas vjen migrena
Moshat
Grupmosha me e prekur eshte ajo 15-60 vjec, por ndryshe nga mendimi I pergjithshem qe ekziston ne popullate, dhimbjet e kokes paresore takohen edhe ne femije qe nga mosha 2-3 vjec, si edhe te popullsia e moshe se trete.
Femra dhe meshkuj
Nga dhimbja e kokes tensive vuajne ne menyre te barabarte meshkujt dhe femrat, ndersa nga migrena deri ne pubertet perqindja e meshkujve eshte e barabarte me ate te femrave.Pas kesaj periudhe raporti permbyset 3:1 ne favor te femrave .Rreth 18% e femrave vuajne me migrene.Nga migrena vuajne me shume se femijet, prinderit e te cileve jane migrenoze. Per nje lloj te caktuar migrene (ka disa lloje migrenash ) eshte gjetur edhe gjeni pergjegjes . Prandja kerkimi ne historine familjare eshte element me rendesi kur gjykohet per nje dhimbje koke. Disa lloj dhimbje koke mund te shperthejne ne disa situata te caktuara qe kane lidhje me ambientin, gjendjen emoccionale, faktore dietike, etj.
Trajtimi
Trajtimi ka dy qellime : mjekimin e krizes dhe parandalimin e saj . Mjekimi I krizes apo trajtimi akut I dhimbjes se kokes presupozohet perdorimin e medikamenteve te ndryshme , qe ne shenjat e par ate fillimit te dhimbjes .Eshte shume rendesishme te sqarohet pacienti , qe mjekimi te merret qe ne shenjat e para te fillimit te krizes, pa pritur qe te nise tamam.Medikamentet qe perdoren ne kete rast jane te shumte. Kjo do te thote se nuk ka vetem nje, qe ti bej efekt te gjithe pacienteve. Atyre iu rekomandohen disa e te zgjidhet ai me efikasi.
Faktore ambientale
[*]Stresi
[*]Pluhurat
[*]Zhurmat
[*]Drita e forte
[*]Ndryshimet e motit
[*]Ererat e forta
[*]Faktoret dietike
[*]Nitratet
[*]Alkooli (vera e kuqe, shampanja)
[*]Aparatet
[*]Kafeina
[*]Cokollata (marre nga Gazeta Shekulli)