BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zhvillim historik, Truvada, ilaēi pėr parandalimin e HIV-AIDS!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zhvillim historik, Truvada, ilaēi pėr parandalimin e HIV-AIDS!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/5/2012, 09:17

    Zhvillim historik, Truvada, ilaēi pėr parandalimin e HIV-AIDS! Truvada-noa

    Njė panel kėshillues i Administratės sė Shteteve tė Bashkuara pėr Ushqim dhe Barėra, e ka mbėshtetur ilaēin e parė, qė tregon se e parandalon infeksionin HIV, duke e hapur rrugėn pėr miratimin e rėndėsishėm nė luftėn kundėr virusit, qė e shkakton sėmundjen AIDS.

    Nga Richard Solash

    Ilaēi Truvada ėshtė pėrdorur prej vitit 2004, pėr trajtimin e njerėzve qė tashmė janė tė prekur nga sėmundja.

    Vendimi i panelit kėshillues tė Administratės pėr Ushqim dhe Barėra i Shteteve tė Bashkuara, e qartėson rrugėn pėr miratimin federal, qė do tė ishte njė zhvillim madhor nė luftėn 30-vjeēare kundėr virusit qė e shkakton sėmundjen AIDS.

    Truvada, njė pilulė e hedhur nė treg nga kompania farmaceutike Gilead Sciences, me seli nė Kaliforni, ėshtė kombinim i dy ilaēe tė vjetra pėr HIV-in.

    Ai ėshtė pėrdorur prej vitit 2004 si trajtim pėr njerėzit qė aktualisht janė tė infektuar, me gjithė qė disa mjekė e kishin pėrshkruar atė si masė preventive.

    Miratimi zyrtar i Administratės pėr Ushqim dhe Barėra i Shteteve tė Bashkuara, qė pritet aty kah mesi i muajit qershor, do tė lejojė kompaninė qė kėtė ilaē ta hedhė nė tregun e Shteteve tė Bashkuara.

    Paneli kėshillues e ka dhėnė mbėshtetjen e tij pėr kėtė pilulė, pasi eksperimentet klinike kanė treguar se Truvada mund ta ulė rrezikun e infeksionit me HIV te homoseksualėt meshkuj pėr 44 e deri nė 73 pėr qind.

    Nga disa mbėshtetės, ajo ėshtė lavdėruar si bar i fuqishėm kundėr virusit, qė ka ēuar nė vdekjen e mė se 25 milionė njerėzve nė mbarė botėn.

    Nė pėrmasa globale, mė se 30 milionė njerėz janė HIV pozitiv. Vlerėsohet se 1.2 milionė amerikanė janė tė infektuar.

    Pilula ditore ėshtė e paraparė pėr njerėzit e shėndoshė, qė janė nė rrezik tė lartė pėr ta marrė virusin, siē janė personat meshkuj homoseksualė dhe biseksualė dhe ēiftet ku njėri partner ėshtė HIV pozitiv.

    Miēel Uoren ėshtė drejtor ekzekutiv i Koalicionit pėr Mbėshtetjen e Vaksinės AIDS me seli nė Nju Jork. Kjo ėshtė njė organizatė joqeveritare qė e promovon parandalimin e virusit HIV.

    Zoti Uoren, qė ishte i pranishėm nė panelin kėshillues, tha se rezultatet e ilaēit Truvada ishin “hap i rėndėsisė kritike drejt shtimit tė njė opsioni mė tepėr nė pakon e prevencės”.

    Tashmė, sipas deklaratės sė tij pėr Radion Evropa e Lirė, ėshtė ēėshtje e pėrkthimit tė potencialit tė ilaēit nė ndikimin real nė botė. “Ne na duhet ta kuptojmė tash se si ne e pėrkthejmė atė efikasitet nė eksperimentet klinike nė efektivitet nė botėn reale dhe me tė vėrtetė tė parandalojmė infeksione nė numėr mė tė madh. Nga aspekti shkencor ėshtė e qartė se kjo ėshtė e mundshme. Ne kemi shumė punė para nesh”, tha Miēel Uoren.

    Njė ēėshtje ėshtė ēmimi. Truvada kushton 900 dollarė nė muaj dhe pavarėsisht qė ėshtė mė lirė jashtė Shteteve tė Bashkuara dhe Evropės, ēmimi ende mund tė jetė pengesė nė Afrikė, Azinė Qendrore dhe nė Evropėn Lindore.

    Ky shqetėsim ėshtė shtruar gjatė takimit maratonik 12 orėsh tė panelit, qė pėrfundoi me votim nė mbėshtetje tė ilaēit.

    Disa folės kanė shprehur shqetėsim se pėrdorimi nė shkallė tė gjerė i ilaēit Truvada mund t’i largojė fondet nga opsionet e kushtimit mė efektiv.

    Fondacioni i Kujdesit Shėndetėsor AIDS, qė e ka kundėrshtuar miratimin e mbėshtetjes, vlerėson se 20 pacientė me HIV pozitiv mund tė trajtohen me ēmimin e njė pacienti me ilaē preventiv.

    Tjetėr shqetėsim ishte se mund tė ndodhė qė ilaēi Truvada mund tė ēojė nė pėrdorimin e reduktuar tė kondomėve, qė ėshtė mbrojtja mė e sigurt kundėr HIV-it.

    Shqetėsim tjetėr ishte se miratimi i ilaēit pėr parandalimin e HIV-it, mund tė promovojė sjellje tė papėrgjegjshme seksuale ose tė krijojė rezistencė ndaj barėrave kundėr virusit.

    Por, sipas panelit, pėrfitimet i mbizotėrojnė shqetėsimet. Ja se ēka thotė Miēel Uoren: “Mendoj se linja e fundit e tė dhėnave imponuese ėshtė e qartė: se nėse ju jeni nė rrezik tė transmetimit seksual tė virusit HIV ose nėse ju e perceptoni veten tuaj nė rrezik dhe nėse ju e merrni pilulėn ēdo ditė, dhe nėse pilula ėshtė pjesė e pakos, pėrfshirė monitorimin dhe testimin, ju do tė nxirrni mbrojtje tė rėndėsishme nga virusi HIV”.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:21