nga Arlo 17/5/2013, 19:13
- Kush jeton nje histori ne distance kalon gjendje shpirterore kurre te provuara me pare.
Kush jeton larg asaj qe dashuron ka nje force te brendshme te paimagjinueshme. Ka momente kur ndjehesh i lumtur, ku mjafton ta degjosh per mos leshuar veten. Ne keto komente ndjehesh pozitiv, mendon "Shtrengojme dhembet, jemi te forte, keto dhimbje do shperblehen..." dhe qeshni sebashku, i jepni kurajo njeri-tjetrit dhe rikarikoni "Baterite". Pastaj ka momente ku vetmia te ngjitet pas, bashke me nostalgjine, bashke me lotet. Keto momente vijne papritur, nuk nisesh nga koncepti "Eshte larg dhe keshtu qe me mungon, jam keq". Jo, ne baze eshte nje mungese qe pothuajse mund ta prekesh. Me mungon ne mengjes kur zgjohem, sepse kur eshte me mua, eshte nga ana tjeter e shtratit duke me pare dhe buzeqeshur. Me mungon ne perqafimet e dhena. Me mungon kur qesh per dicka te caktuar por qe duhet t'ia shpjegoj me ane te telefonit. Me mungon kur i kam syte dhe faqet te lagura nga lotet dhe kur evitoj t'ia them sepse e di sa keq do ndjehet qe nuk mi fshin dot. Me mungon kur ne darke shtrengoj jastekun tjeter dhe me kap gjumi vetem ne oret e para te mengjesit. Me mungon, mungon, sepse kur dashuron fort dhe mendon se eshte femra e jetes tende, i vetmi vend ku do te doje te ishte eshte pikerisht prane saj. Nuk ka rendesi ku, me te eshte gjithmone shtepi. Nuk ka redesi se nga c'fare duhet te heq dore, do i lija te gjitha. Nuk kane rendesi te tjerat, sepse bashke, arrihet kudo. Do t'ia dalim sepse duhemi dhe kunder kesaj s'ka distance te rezistoje.