BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kafja e mengjesit mposht sindromen e syve te thate!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kafja e mengjesit mposht sindromen e syve te thate!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/6/2012, 15:25

    Kafja e mengjesit mposht sindromen e syve te thate! Images

    Filxhani i kafes se mengjesit jo vetem qe mund te na zgjoje dhe zbukuroje fillimin e dites, por edhe mund te na mbroje nga sindroma e syve te thate.

    Sindroma e syve tė thatė ose kseroftalmia ėshtė gjendje e sekretimit tė pamjaftueshėm tė lotėve, tė cilėt lagin, ushqejnė dhe mbajnė shėndetin e syve dhe me kėtė mundėsojnė edhe shikimin. Personat me kėtė sindromė nuk krijojnė mjaft lot ose janė tė kualitetit tė keq, ndėrsa mė sė shpeshti bėhet fjalė pėr personat e moshės mbi 50 vjeē. Si pasojė janė sytė e kuq, tė thatė dhe tė irrituar, tė prirė ndaj inflamacioneve, ndėrsa rasti mė serioz i kseroftalmisė mund tė dėmtojė sipėrfaqen e syrit dhe me kėtė edhe vetė shikimin.

    Zgjidhja mė e shpejt pėr sytė e thatė janė tė ashtuquajturit lotėt artificial, por ekspertėt kanė pėrcaktuar se si kafeina nga burimi qė ėshtė nė dispozicion tė tė gjithėve – kafja – mund tė veprojė nė mėnyrė mbrojtėse kundėr zhvillimit tė kėsaj sindrome.

    Hulumtuesit japonezė kanė studiuar ndikimin e kafeinės nė vėllimin e lotėve. Mė saktėsisht, u ka interesuar nėse personat me variacionet e gjeneve tė caktuara janė mė tė prirė pėr tė krijuar vėllim mė tė madh ose mė tė vogėl tė lotėve pas “ekspozimit ndaj kafeinės”.

    Hulumtuesit e Fakulteti mjekėsor tė Universitetit nė Tokio tė anketuarit i kanė ndarė nė dy grupe: njė grup kanė konsumuar tableta me kafeinė gjatė kohės sė testimit tė parė dhe placebo gjatė kohės sė testimit tė dytė. Tė anketuarit e grupit tė dytė kanė pirė tabletat e njėjta, por vetėm me radhė tė kundėrt. Askush nga ata nuk ka pirė pije me kafeinė gjashtė ditė para hulumtimit dhe nuk kanė qenė tė sėmurė nga sindroma e syve tė thatė ose glaukoma. Gjithsej 45 minuta pas konsumimit tė tabletės, ėshtė matur vėllimi i lotėve tė tė anketuarve.

    Statistikisht ėshtė vėnė re rritje e konsiderueshme e vėllimit tė syve te tė anketuarit tė cilėt kanė konsumuar tabletėn e kafeinės nė krahasim me grupin e placebos, ndėrsa variacionet gjenetike nė metabolizėm tė kafeinės po ashtu kanė ndikuar nė krijimin e lotėve, por konsiderojnė se si rėndėsia e kėtij zbulimi ėshtė klinikisht e kufizuar.

    “Nėse konfirmohen me studime tė tjera, zbulimet tona pėr kafeinėn mund tė jenė tė dobishme nė shėrimin e sindromės sė syve tė thatė por aktualisht do t’ua sugjeronim konsumimin selektiv personave qė janė mė sė shumti tė ndjeshėm nė efektin stimulues tė kafeinės”, ka kėshilluar dr. Reiko Arita. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 08:52