BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Depresivet vuajne nga ndjenja e fajit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Depresivet vuajne nga ndjenja e fajit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/6/2012, 19:31

    Depresivet vuajne nga ndjenja e fajit! Images

    Depresionin nga pikėllimi i zakonshėm e dallon ndjenja e fajit dhe vetakuzimit, prandaj njerėzit tė cilėt mė shpesh e fajėsojnė veten pėr ngjarjet e jetės janė mė tė prirė pėr depresion, sepse truri reagon ndryshe.

    Njerėzit qė shpesh e fajėsojnė veten pėr situatat dhe problemet e jetės shumė mė shpesh bėhen depresivė, ka vėrtetuar studimi i Universitetit Manchester.

    Shkencėtarėt me ndihmėn e incizimeve tė rezonancės magnetike tė trurit kanė dėshmuar qė pjesėt e caktuara tė trurit tė tė sėmurėve nga depresioni reagojnė ndryshe se sa tek njerėzit e zakonshėm, transmeton Daily Mail. Me kėtė kanė vėrtetuar tezėn e psikoanalistit, Sigmund Freud, i cili ka thėnė qė depresionin nga pikėllimi i zakonshėm e dallon ndjenja e fortė e vetakuzimit dhe fajit.

    Madje, edhe pasi qė simptomat e depresionit largohen, lobi i pėrkohshėm i tė sėmurėve nga ai ka mekanizėm tė ndryshėm tė reagimit ndaj tė menduarit pėr fajin; kanė shpjeguar shkencėtarėt. Ata nė eksperiment kanė vėzhguar trurin e njerėzve, tė cilėt nuk kanė qenė asnjėherė depresivė, si dhe tė atyre tė cilėt qysh njė vit kanė qenė tė sėmurė nga depresioni dhe tani janė nė remision.

    “Ėshtė interesante qė truri i njerėzve te prirė pėr depresion reagon ndryshe nė situatat nė tė cilat e fajėsojnė veten pėr diēka dhe jo nėse janė tė zemėruar nė tė tjerėt. Kjo shpreh joracionalitetin e tyre nė vlerėsimin e situatės dhe kanė kritere shumė mė tė forta pėr vete se sa pėr tjerėt, pėr ē’arsye si pasojė ndihen me faj edhe pėr gjėrat dhe ndodhitė tė cilat nuk i kanė shkaktuar”, ka thėnė dr. Roland Zahn, udhėheqės i studimit.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 21:34