BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pajisja elektrike qe ndihmon luftimin e depresionit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pajisja elektrike qe ndihmon luftimin e depresionit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/6/2012, 20:48

    Pajisja elektrike qe ndihmon luftimin e depresionit! Images

    Ėshtė shpikur nga shkencėtarėt njė pajisje qė lufton depresionin derisa ju flini

    Pajisja, e cila vendoset nė ballė, pėrdor impulse tė vogla elektrike pėr tė stimuluar nervin trigeminal nė kokė.

    Ky nerv, i cili gjendet vetėm pak poshtė ballit, qon nė pjesėt e trurit tė cilat mendohet se kontrollojnė gjendjen shpirtėrore tė njeriut.

    Mjekėt e pėrshkruajnė kėtė nerv si njė “port USB-je nė tru”. Pajisja, e cila pėrmban elektroda, lidhet nga dy tela me gjeneratorin e madhėsisė sė njė telefoni mobil, i cili mund tė vendoset nė kraharor.

    Nė njė provė tė realizuar nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Anxhelos, njė grup i vogėl pacientėsh qė vuanin nga ērregullimet e mėdha tė depresionit raportoi njė reduktim prej 50 pėr qind tė simptomave pas pėrdorimit tė pajisjes prej tetė orės nė natė pėr tetė javė.

    Pacientėt, tė cilėt kishin pasur simptoma tė mėdha tė depresionit pėr mė shumė se katėr muaj dhe nuk u kishin pėrgjigjur pozitivisht asnjė medikamenti kundėr depresionit, kanė raportuar se janė ndier mė mirė pas vetėm dy javėve pėrdorimi, thonė shkencėtarėt.

    Ata kishin vazhduar marrjen e medikamenteve pėrkatėse gjatė kėtij testim, dhe thuhet se pajisja nuk ua kishte prishur gjumin – edhe pse ata kishin raportuar njė pickim ose njė gudulisje nė momentin kur e kishin ndezur pajisjen. Lajmonline

      Ora ėshtė 3/5/2024, 03:37