Bluja elektrike ėshtė njė nder ngjyrat ne tendence te pranvere/vere 2014, protagoniste e shume koleksioneve te veshjeve, por mbi te gjitha te ēantave, kėpucėve dhe aksesoreve.
Kjo ngjyre kaq energjike ka karakterizuar pasarela te ndryshme te alta modės ne muajt e shkuar, dhe shume shpejte tendenca ka arritur edhe linjat komerciale dhe low cost qe kane pėrshtatur ne mėnyrė te personalizuar kėtė ngjyre pėr veshjet e tyre.
Sezoni i ngrohte vlerėson prej gjithmonė tonet shume te theksuara, ngjyrat ne tendence te verės 2014 dhe ne veēanti janė nuancat rinore dhe shume fashion, perfekte pėr te krijuar kombinime ne total color apo ne color block, qe dine si te bien ne sy. Bluja elektrike ėshtė njė ngjyre qe kthehet shpesh ne mode, kjo fal forcės se saj shprehėse. Koleksionet e veshjeve qe e kane vlerėsuar janė te shumta, Elie Saab ka dashur blunė elektrike ne fustanet e mbrėmjeve shume te sofistikuar me rrip ne mes, ndėrsa Issa propozon fustane mini me fund me pala, ndjekur nga Pronovias, Paul Smith dhe Emilio Pucci.
Ne fushėn e modės low cost do te gjeni propozime shume interesante te kėtij lloji ne koleksionin pranvere/vere 2014 te H&M, e pasur me veshje unike dhe te kombinuara me blunė elektrike. Por edhe linja e Zara, Bershka, Terranova, Motivi, Stradivarius etj kane nder radhėt e tyre krijime te kėtij lloji, qe nga t-shirt, streēe, pantallona, bluza etj.
La Perla dhe brandet e tjera te intimeve dėshirojnė blunė elektrike pėr recipetat, ndėrsa Calzadonia zgjedh edhe bikini dhe kostumet trupore. Por siē thamė bluja elektrike dominon edhe sektorėt e aksesoreve. Ēantat ne kėtė ngjyre janė zemra e koleksioneve te Christian Dior, Saint Laurent, Valentino, Victoria Beckham, Givenchy, Miu Miu dhe Prada. Kėpucėt blu vijnė pėr Bottega Veneta, Charlotte Olympia dhe Liu Jo.