BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/6/2012, 19:30

    Dymbedhjete keshilla per te shmangur humbjen e kujteses! Images

    Me kalimin e moshės shfaqen edhe problemet e para me kujtesėn dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve


    Kėto probleme mendore janė nė njė masė edhe tė trashėguara, por mund tė ndikojnė edhe njė sėrė faktorėsh. Pėr tė shmangur humbjen e kujtesės dhe pėr tė pasur mendje tė freskėt studiuesit sjellin disa kėshilla shumė praktike qė duhen zbatuar.

    1. Frekuentoni palestrėn

    Mė tepėr se 60 pėr qind e njerėzve nuk i praktikojnė ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky veprim ėshtė i dėmshėm, sepse mungesa e ushtrimit fizik do tė shfaqej me pasoja negative pėr shėndetin. Probleme do tė shfaqeshin jo vetėm nė mirėqenien fizike, por edhe atė mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bėjnė qė organizmi tė nxitė disa neurone tė reja, tė cilat ndikojnė nė pjesė tė veēanta tė trurit dhe janė pėrgjegjėse pėr kujtesėn. Ushtrimet e pėrditshme fizike ndihmojnė nė qarkullimin e gjakut, i cili shkon edhe nė tru, duke ndikuar nė pėrmirėsimin e kujtesės.

    2. Pėrdorni kompjuterin

    Mjetet programuese dhe kompjuterat tashmė kanė hyrė nė pėrdorim tė gjerė thuajse nga tė gjitha grupmoshat. Nga studimet e bėra ka rezultuar se pėrdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumė persona qė kanė kaluar dėmtime tė trurit apo probleme me kujtesėn. Lojėrat e ndryshme si Sudoku, ose lojėra qė kėrkojnė gjetjen e ngjashmėrive dhe ndryshimeve mes dy figurave, ndihmojnė tė mbani tė freskėt mendjen dhe kujtesėn tuaj.

    3. Faktorėt ushqimorė

    Edhe ushqimi dhe dieta e pėrditshme luan njė rol tė pazėvendėsueshėm nė mirėqenien mendore. Studimet kanė treguar se Omega-3, janė pėrbėrės tė yndyrshėm, tė cilėt gjenden me bollėk tek farat e lirit, arrat, lajthitė, salmoni, soja dhe shumė ushqime tė tjera. Kėto njihen jo vetėm si stimulues tė gjendjes sė humorit, por edhe ndihmojnė nė pėrqendrim gjatė punės dhe aktivitete tė ndryshme mendore. Hani mirė dhe atė qė duhet. Ka shumė barishte qė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e memories, por asnjė prej tyre nuk ka treguar efektivitet nė testet klinike. Por njė dietė e shėndetshme, kontribuon nė tru, pasi pėrmban antioksidantė. Kėshtu brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojnė nė pėrmirėsimin e funksioneve tė trurit. Ushqehuni me Thiamine, Vitamine E, Niacine dhe Vitamine B-6. Ėshtė vėrtetuar gjithashtu se ata persona qė hanė 5- 6 herė nė ditė kanė memorie mė tė mirė se ata qė hanė vetėm 3 vakte. Kjo gjė limiton sheqerin e tepėrt, i cili ndikon negativisht nė tru.

    4. Konsumoni acid folik

    Kėrkimet e publikuara vitin e kaluar nė ‘British Medical Journal’, treguan se personat e rritur tė moshės nga 50 deri nė 70 vjeē, tė cilėt konsumojnė rreth 800 mg acid folik nė ditė pėr rreth tre vjet, kanė njė kujtesė mė tė freskėt dhe nuk rrezikojnė tė humbin kujtesėn.

    5. Konsumoni alkoolin nė masėn e duhur

    Shpeshherė ndjeni qė truri juaj ėshtė i lodhur, madje njė sėrė mendimesh sillen turbull nė kokėn tuaj, atėherė nuk ėshtė keq qė tė pini njė gotė pijė alkoolike nė masėn e duhur. Pas studimeve tė bėra me njė grup personash mbi moshėn 50 vjeē me probleme me kujtesėn dhe aftėsitė njohėse, rezultoi se ata persona tė cilėt konsumonin njė gotė verė nė ditė kanė njė progres mė tė ngadaltė tė humbjes sė kujtesės nė krahasim me ata persona qė ishin antialkool. Megjithatė ėshtė e kėshillueshme tė mos kalohet masa nė konsumimin e alkoolit, sepse pėrdorimi i tepėrt i tij kthehet nė faktor rreziku pėr shėndetin.

    6. Relaksohuni

    Tė gjithė ata persona qė gjenden nėn ndikimin e theksuar tė stresit kanė nevojė pėr relaks, pėr tė larguar hormonet tė cilat shkaktojnė kėtė gjendje tė padėshiruar. Relaksi ėshtė njė mėnyrė e suksesshme pėr tė menaxhuar dhe shmangur stresin.

    7. Vėzhgoni mė shumė

    Shpesh njerėzit harrojnė gjėrat jo pėr shkak tė memories sė keqe, por sepse nuk vėzhgojnė gjėrat aq sa duhet. Situata mė e thjeshtė ėshtė kur ne takojmė njerėz tė rinj. Ne e kemi tė vėshtirė tė kujtojmė emrat e tyre, pasi nuk pėrqendrohemi. Ėshtė e qartė qė sikur tė bėni njė pėrpjekje sado tė vogėl pėr tė kujtuar kėto gjėra, do ti mbani mend pėr shumė kohė. Njė mėnyrė pėr tė mbajtur mend pamjet ėshtė tė shikoni mbi tė pėr disa sekonda dhe pastaj tė mbyllni sytė dhe tė mundoheni tė krijoni atė pamje nė mendjen tuaj. Jepini vetes kohė pėr tė mbajtur diēka nė mendje. Memoria ėshtė shumė delikate nė kohė tė shkurtėr, dhe hutimi mund tė bėjė qė ju tė harroni shumė shpejt njė gjė, po aq sa dhe njė numėr telefoni. Ēelėsi pėr tė shmangur humbjen e njė pamje ėshtė fokusimi pėr disa sekonda nė atė pamje, duke harruar ēdo gjė tjetėr.

    8. Krijoni pamje tė gjalla nė kujtesė

    Njė informacion krijohet mė lehtė nė mendje nėse shikohet me sy. Kėshtu nėse doni qė njė fėmijė tė lexojė njė libėr, mos e detyroni atė ta bėjė kėtė, pasi do ta harrojė shumė shpejt atė ēka lexoi. Pėrpiquni tė bėni diēka mė argėtuese, si pėr shembull libri qė ndjek fėmijėn, ose fėmija duke ngrėnė njė libėr. Kjo do tė bėjė qė fėmija tė ulet me dėshirė ta lexojė atė libėr.

    9. Pėrsėritni gjėrat qė doni tė mėsoni

    Sa mė shumė tė dėgjoni, ta shikoni, ose mendoni diēka aq mė mirė do ta kujtoni atė. Nėse doni tė mbani mėnd diēka pėrsėriteni me zė tė ulėt ose tė lartė, dhe mendoni pėr kėtė.

    10. Organizoni jetėn tuaj

    Mbajini gjėrat nė tė njėjtin vend gjithmonė. Ruani numrat e telefonit dhe mos u mundoni ti mbani mėnd. Shkruani datat e takimeve ose gjėra tė tjera nė njė axhendė. Ideja ėshtė qė truri tė mos mundohet tė mbajė mėnd gjėra rutinė, tė cilat nuk kanė rėndėsi, por tė fiksojė gjėra mė tė rėndėsishme se aq.

    11. Meditoni

    Kėrkimet e fundit kanė zbuluar se njerėzit tė cilėt meditojnė kanė memorie mė tė mirė. Mjekėt argumentojnė se meditimi rrit qarkullimin e gjakut nė korteksin qendror tė trurit. Kjo rrit pėrqendrimin, dhe memorien.

    12. Flini mirė

    Gjumi ndikon nė aftėsinė e trurit pėr tė thirrur informacionin e fundit qė ka mėsuar. Duke fjetur mire, minimumi 7 orė nė natė ndihmon nė pėrmirėsimin e memories afatshkurtėr dhe afatgjatė. /ikub/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:52