BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    5 maskat me Luksoze te sygjeruara nga mjeshtrat e Estetikes Boterore!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 5 maskat me Luksoze te sygjeruara nga mjeshtrat e Estetikes Boterore!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/7/2012, 13:31

     5 maskat me Luksoze te sygjeruara nga mjeshtrat e Estetikes Boterore! Images

    Lekura juaj eshte shume e shtrenjte per t’ja besuar ate te tjereve.

    Evitojin etestistet sa me shume qe te jete e mundur, ju s’e dini kurre se cfare produktesh perdorin ato per lekuren tuaj, dhe ne shumicen e rasteve do t’jua demtojne lekuren e fytyres duke lene si pasoje shenja qe zor se mund te riparohen.

    Ne kohet e lashta, grate fisnike (grate e pasura) aplikonin ne lekuren e tyre fruta ekzotike, mjalte, dhe per te perfituar vajra natyrale I vinin sherbetoret e tyre per te shtypur farat apo menyra te tjera primitive per te perfituar Vajin e tyre). Ne kete menyre ato ruanin lekuren nga plakja,e mbanin ate te bute dhe te mendafshte. Luksi per lekuren tuaj, jane prodhimet e NATYRES dhe maskat e bera ne shtepi. Nese doni nje lekure te re e te shndritshme evitoni KIMIKATET, ESTETISTET, MAKE_UP’in e tepruar (dhe mos flini kurre me make-up ne fytyre se ju plaket lekura 10 vjet para kohe). Me poshte jane 5 receta maskash per te mbrojtur fytyren tuaj nga agresiviteti I dimrit.

    Maska me Avokado. Kjo eshte nje maske e perkryer per lekure te thate qe acarohet ne dimer. Perzieni me pirun nje avokado te qeruar, shtoni 1 luge gjelle vaj ulliri 100% natyral, Bajamesh, Lini ose Suzami (te cilat jane perfekte per lekuren e thate e Luspore). Aplikoje ne fytyre dhe qafe, mbaje per 10-20 min, ne kete menyre I ke dhene lekures nje tufe Vitaminash dhe Antioksidantesh te cilat do ta mbrojne lekuren nga acarimi dhe tharja per shkak te dimrit.

    Maske me kos. Nje kure shume e mire per lekure te lodhur. Aplikojeni ne fytyre, nje mase kos, ose gjalpe ne fytyre (duke evituar zonen e syve) per 10-15 min relaksohuni pastaj sheplajeni fytyren me uje te vakur. Kjo maske rinon, zbut lekuren, stabilizon pH duke e mbrojtur nga influencat negative te ajrit dimeror.

    Maske me veze. Nje e bardhe veze eshte eprfekte per lekure me yndyre. Shperndajeni nje te bardhe veze neper fytyre, lereni per 30 min, dhe shpelajeni me uje. Maska do rifreskoje, tonifikoje lekuren, dhe do te beje qe ajo te duket shume me e shendetshme se me pare, duke e mbrojtur ate nga te ftohtet dhe ererat e dimrit.

    Maska me Tershere. Kjo eshte nje kure fantastike per lekuren e demtuar nga te ftohtet. Perzieni nje mase te barabarte me tershere, mjalte, dhe nje te verdhe veze. Mbajeni ne fytyre per 20 min, shpelajeni me uje te vakur dhe thajeni me kujdes. Pas kesaj lekura juaj do ndihet e freskuar, e bute, e shendetshme dhe e mbrojtur.

    Maska me banana. Perzieni nje banana me kos te frekset, dhe aplikojeni kete mase te mrekullueshme neper gjithe fytyren. Mbajeni per 30 min. Do te zbuse lekuren, do e ushqeje dhe hidratoje sa here te keni nevoje, dhe do t’ju beje ta harroni te ftohtin dhe ashpersine qe demton lekuren tuaj.

    Avulli, skrabet, maskat pastruese dhe ushqyese, te pregatitura ne menyre NATYRALE jane Luksi I vetem per lekuren tuaj. /ikub/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:26