Specialistet e shohin me me vend pėrdorimin e fjaleve mungese pėrqendrimi, humbje pėrqendrimi ne vend te problemit te harreses.Nje nga shenjat e para te sėmundjes se skleroze se shfaqur ne pleqėri mund te jete dhe harresa.
Cilat jane shkaqet e harreses?
Ka shume shkaqe te cilat nxisin harresin. Me te shpeshtat jane:
- Depresioni
- Mungesa e pėrqendrimit
- Momentet e ankthit
- Kushtet stresuese te jeteses
- Pagjumėsia
- Uria
- Marrja me me shume se nje pune kur meson dicka te re
- Mos njohja e teknikave te mesimit dhe kujteses
- Mund te ndikojne edhe shqetėsime fizike si anemia, ndryshimet e nivelit te sheqerit ne gjak, mungesa e vitaminave, se mundja e tiroideve...
Faktoret te cilet plakin trurin
- Trashėgimia gjenetike
- Depresioni, stresi
- Ateroskleroz (forcimi i eneve te gjakut)
- Trauma e kokes
- Epilepsia
- Nivel i ulet i arsimimit
- Obeziteti
- Hipertensioni,Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
- Cigarja , alkooli
- Sėmundjet tiroidale
- Mungesa e vitamines B 12 (sindroma neuroanemike)
- Demans ( Alzheimer vs), tumor i trurit
Kur duhet ta analizojme seriozisht harresen?
Harresa duhet kontaktuar me nje neurolog apo psikiatėr nese ndikon ne jeten sociale te personit, aktivitetet e tij te pėrditshme cfaredo grupmoshe qofte personi. Ka disa shenja treguese te shndėrrimit te harreses nga nje ankese ne nje semundje.
Nese rreth jush ka njerėz me keto shenja:
- Nese harron ngjarjet dhe temat e folura se fundmi
- Nese e kuptoni se ka filluar te harroje fjalet qe do te thote
- Nuk njeh te afėrmit
- Harron shpejt personat e njohur se fundmi
- Nese ka filluar te pyese shpesh te njėjta gjera
- Nuk mun d te beje llogari
- Harron takimet
- E ka veshtiresi te gjeje vendet e njohura, humbet
- Nuk mund te vendose dhe zgjidhe problemet, atehere do ishte me vend te zhvillohej nje vizite tek specialisti.