BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Drite dhe energji per nje fytyre te qeshur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Drite dhe energji per nje fytyre te qeshur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/9/2012, 23:13

     Drite dhe energji per nje fytyre te qeshur! Images

    Nė vjeshtė dhe dimėr, lėkura e fytyrės, qafa dhe dekolteja kanė nevojė pėr trajtime qė tė stimulojnė ndėrrimin e qelizave dhe pėr ta bėrė lėkurėn elastike, tė shkėlqejė dhe mė tė tonifikuar.

    I ftohti, armiku i lėkurės

    Vjeshta dhe dimri e vėnė nė provė tė vėshtirė lėkurėn tonė, sidomos atė tė fytyrės, qafėn dhe dekoltenė, zonat mė tė zbuluara ndaj sulmit tė agjentėve tė jashtėm qė janė: era, i ftohti, lagėshtira e tepėrt ose e pakėt pėr shkak tė ndodhjes globale. Mjafton tė shiheni nė pasqyrė gjatė stinėve vjeshtė-dimėr dhe do t’i vėreni vetė ndryshimet, duke filluar qė nga ngjyra e lėkurės, e cila ėshtė mė gri dhe nė zonat kritike indet e kanė humbur elasticitetin. Ēfarė tė bėni?

    Hapi i parė – Pastrohuni brenda

    Filloni me njė ēaj pastrues dhe dezintoksikues. Pėr efektin e dėshiruar pini ēdo ditė, pėr njė javė rresht, njė ēaj tė pėrgatitur me 40 gr gjethe K**ēofi, 20 gr rrėnjė luleradhiqe, 10 gr gjethe mėshtekne, 20 gr gjethe bliri e 10 gr rrėnjė rrodhe (pjesėn mė tė madhe tė kėtyre mund ta gjeni nė farmaci). Hidhni nė njė ēajnik njė lugė gjelle nga pėrzierja e mėsipėrme, pastaj shtoni njė litėr ujė dhe vendoseni nė zjarr. Pasi uji tė marrė valė, hiqni kapakun e ēajnikut, mbulojeni me njė letėr kuzhine dhe lėreni 15 minuta nė qetėsi. Pasi tė jetė ftohur pak, kullojeni dhe pijeni, duke e ėmbėlsuar sipas dėshirės me pak mjaltė. Kėshillohen dy filxhanė nė ditė pas vakteve.

    Hapi i dytė – Lėmimi i lėkurės

    Tani veproni mbi lėkurė duke pėrdorur bimėt qė ndikojnė nė zbardhjen e saj. Ky infuzion me shtatė bimė aromatike ka dy funksione: mund tė pėrdoret si tonik pastrues (aplikohet mbi lėkurėn e fytyrės me kompresa pambuku), por edhe si ēaj. Pėrgatitet me disa gjethe dhe lule shajore, me disa lule dhe gjethe luleshtrydheje, njė dorė petalesh trėndafili tė kuq, njė dorė lule sherbele, njė dorė glikanxo, njė dorė lule livando dhe njė majė luge borzilok. Tė gjitha barishtet e mėsipėrme futini nė njė litėr ujė. Kjo pėrzierje mund tė pėrdoret pėr tė larė fytyrėn, ose nė formėn e kompresave, duke i vendosur nė fytyrė nė mbrėmje. Gjithashtu mund ta pėrdorni edhe si ēaj pastrues.

    Fara gruri, kos dhe fruta pėr njė lifting natyror

    Faza e dytė e “operacionit” pėrfshin dy maska rigjeneruese dhe ushqyese, qė duhet tė pėrdoren vetėm pėr fytyrėn, qafėn dhe dekoltenė. Kėto dy trajtime bio tė bėra vetė pėrmbajnė ekstrakte frutash (tuli i mollės), vajra vegjetale (fara gruri), farė kosi (qumėsht dhe kos), gjurmė elementė (argjilė): tė gjitha kėto janė substanca natyrore qė stimulojnė pėrtėritjen e qelizave nė thellėsi dhe veprojnė si “lifting”. Rezultatet janė menjėherė tė dukshme.

    Hapi i tretė – Rigjallėrimi

    Njė ėmbėlsirė i jep fytyrės ton dhe elasticitet. Pasi lėkura ėshtė pastruar brenda dhe jashtė, ka nevojė qė tė ushqehet. Ja receta e njė ėmbėlsire tė vėrtetė rigjallėruese pėr epidermėn. Pėrzieni dy lugė gjelle vaj farash gruri, dy lugė gjelle lėng limoni dhe 2 lugė argjilė. Pėrziejeni deri sa tė krijohet njė masė kremoze. Masėn aplikojeni mbi lėkurėn e fytyrės, duke shmangur zonat pėrreth syve. Pas 15 minutash shpėlajeni fytyrėn me ujė tė ngrohtė.

    Hapi i katėrt – Largoni stresin

    Maska me mollė ėshtė hapi i fundit pėr rigjallėrimin e lėkurės sė fytyrės. Pėr tė plotėsuar “programin rigjallėrim”, provoni njė maskė me mollė qė eliminon qelizat e fundit tė vdekura, largon gjurmėt e stresit dhe shfaqjen e rrudhave tė para. Merrni njė kokėrr mollė, lajeni mirė, futeni nė shtrydhėse, shtojini pak qumėsht ose kos dhe pėrziejeni deri sa tė fitoni njė masė kremoze pėr ta vendosur mbi fytyrė. Lėreni tė veprojė pėr 15 minuta dhe pastaj shpėlajeni me ujė tė ngrohtė. /ikub/

      Ora ėshtė 17/5/2024, 12:16