Sy te fryre ne mengjes, me qeskat qe dallohen mjaft mire nen qepallen e poshtme. Behet fjale per nje shenje jo estetike, difekt i cili mund te kete shume shkaqe, por shpesh behet fjale per nje karakteristike individuale e cila mund te jete e theksuar nga nje stil jete jo i pershtatshem. Te ngriheni me sy te fryre pas nje nate te lodhshme, ku mbase mund ta keni tepruar dhe pak me alkoolin, mund ti ndodh te gjithve, por disa prej nesh jane me te predispozuar per te akumuluar likuide pikerisht rreth syve. Cfare mund te bejme per te zgjidhur kete problem, ose te pakten per ta eleminuar? Ndiqni disa keshilla, trajtime estetike speciale dhe trukun e duhur per te kamufluar fryrjen.
Sy te fryre si ti parandalojme
Ja disa rregulla te thjeshta te cilat mund tju vijne ne ndihme per te parandaluar problemin e qeskave te syve dhe fryrjet qe rendojne shikimin tone.
- Te flini mjaftueshem ne krevatin tuaj komod, dhe te perpiqeni te flini duke e mbajtur koken pak te ngritur ne krahahsim me pjesen tjeter te trupit.
- Reduktoni sasine e kripes ne dieten e perditshme.
- Konsumoni 2 litra uje ne dite
- Konsumoni shume fruta dhe perime
- Lini duhanin
Sy te fryre, menyra natyrale
Vijme tek menyrat natyrale per te ulur fryrjen e syve, per te provuar ne mengjes. Disa jane me te vertet receta klasike.
- Mbani ne sy nje fet patate per te pakten 30 minuta
- Mbani ne sy 1 fete kastraveci te ftohte per 15 minuta
- 2 bustina caj(jeshil) dhe lereni te ftohen mbajini ne sy per 10 minuta
- Rrath te pambukta te njomur me qumesht te ftohte
-Masazhe te vogla dhe delokate ne zonen e syrit.
Sy te fryre si ti mbuloni me make-up
Vijme tek make-up-i, sigurohui qe perdorni produkte te cilet jane jo alergjik. Per te kamufluar qeskat e syve mund te perdorni nje korrektor te lehte me te celur se fondotinta, aplikojeni lehte ne zonen rreth syve. Pasi te keni thare zonen me puder, kaloni ne aplikimin e fardit ne menyre qe te thyeni ngjyren e fytyres dhe si pasoje fryrjet do te dallohen me pak per shkak te lojes qe ben drithija. /ikub/