Buzet jane nje instrument joshes, dhe ska dyshim, por vetem nese jeni kujdesur mire per to!
Dhe per kujdesje nenkuptojme qofte nga ana shendetsore dhe nga ajo e make-up-it, keshillat jane te shumta, duke filluar nga kujdesi i perditshem deri tek buzekuqi. Persa i perket shendetit te buzeve, hidratimi eshte fjala me te cilen duhet te filloni.
Nje scrub shume i lehte i bere nje here ne dhjete dite ndihmone per te parandaluar tharjen. Mund te pergatisni nje perzierje me miell dhe yogurt, ose me pluhur kafeje dhe vaj ulliri. Behuni delikate, lekura e buzeve eshte shume e holle. Persa i perket pamjes estetike, nese buzekuqi mat ose me efekt waterproof ju lodh buzet atehere provojeni me nje balsam per buze me pare. Per te evituar qe buzekuqi tju rreshkase, vizatoni me nje laps konturet e buzeve. Kini parasysh, ne pergjithesi ngjyrat e erreta i bejne buzet tuaja te ngjajne me te holla, ndersa buzekuqet me ngjre te hapur i bejne te duken me shume voluminoz. Se fundi, kujdes me ngjyren e kuqe, sepse nese dhembet tuaj nuk jane te bardhe eshte me mire te hiqni dore prej tij, sepse kjo ngjyre, edhe pse shume glamour, tregon defektet. /ikub/