Nje faktor i rendesishem per formimin e nje pershtypjeje per dike eshte paraqitja e jashtme e personit. Ne qofte se ai vishet pa kujdes, eshte pa shije dhe fizikisht joterheqes, ne jemi te prirur te mos e pelqejme ose pergjithesisht mendojme keq per te, ndersa nje person terheqes pelqehet nga shume njerez. Karen Dion beri te ditur se paraqitja fizike terheqese ndokin me te vertet mbi pershtypjet e njerezve te tjere. Ajo u dha grave te lexonin raporte ne te cilat pershkruheshin klasa te shkaterruara nga nxenes te shkolles fillore. Ne disa raste raporti kishte fotografine e nje femije shume terheqes, ndersa ne raste te tjera fotografia tregonte nje vajze ose djale shume simpatik.
Subjektet prireshin te akuzonin per shkaterrimet e ne klase femijet e shemtuar, duke thene se ishte e lehte te kuptohej qe "rremujaxhinjte" ishin ata. Nga ana tjeter, kur fotografia paraqiste nje femije te bukur, grate prireshin ti justifikonin ata/ato. Po te rriturit a e vene re paraqitjen e jashtme terheqese?Patjeter dhe kjo deshmohet ne nje studim te Dion dhe te kolegeve te saj, Ellen Berscheid dhe Elaine Walster. Ata u treguan studenteve te kolegjeve fotografi studentesh te pashem, mesatare dhe te shemtuar dhe u kerkuan atyre ti klasifikonin studentet e fotografive sipas 27 tipareve te personalitetit. Ashtu sic pritej, te pashmeve iu ngjiten edhe tiparet me pozitive.
Cunningham u kerkoi studenteve meshkuj te kolegjit te klasifikonin fotografite e finalisteve te konkursit te bukurise dhe te grave te zakonshme te kolegjit dhe pastaj te analizonin ndryshimet e tipareve te fytyres midis dy grupeve. Nje nga ndryshimet midis tyre ishte se grate e bukura "kishin sy me te medhenj, hunde me te madhe, mjekra te vogla, bebe syri me te medha, vetulla te larta dhe buzeqeshje te theksuar" Keto tipare u lidhen me karakteristikat pozitive te personalitetit si zgjuarsia, te qenit i shoqerueshem dhe i hapur. Ne kete menyre studimet mbeshtesin idene se njerezit e bukur perceptohen edhe si njerez me inteligjente. /ikub/