Te zbukuroni lekuren me nje drite te re, te mbuloni me trasparence dhe me lehtesi pa u duhur, te kujdeseni dhe te mbroni lekuren nga radikalet e lira. Kjo eshte sfida e hedhur nga fondotinta e gjenerates se fundit te cilat vijne me formula gjithmone e me revolucionare.
Fondotintat e gjenerates se re kane dy objektiva, te zbukurojne lekuren dhe te mbulojne parregullsite pa u dukur shume. "aspektativat e femrave jane kontradiktore kur behet fjale per make-up-in e fytyres. Deshirojne delikatese, nje film te mendafsh, por edhe nje mbulese, per te fshehur parregullsite. Keshtuqe, kerkojne ne te njejten kohe, transparence dhe mbulese" thote patricia pineau, Drejtoreshe e Komunikimit tek L'Oreal. Fondotintat e reja shpesh kalojne edhe vet termin "fondotinte" per te fiksuar me shume konceptin e teknoligjise dhe te kufijve te reja.Dior prej vitesh eshte impenjuar ne kerkimin e karakteristikave te lekures per te ripropozuar ne linjen Dior Skin qe kete vit pasurohet me dy produkte te reja me pigment nude glow. Dolce&Gabbana me perfect Luminous Liquid Foundatiton synon per te rikrijuar ne fytyre shkelqim me reflekse te arta. Shiseido me Radiant Lift Foundation krijon efektin photoshooting.
Efekti anti-aging. Ky eshte nje tjeter kufij, pervec mbuleses transparente dhe me shume drite, kerkon edhe formula te gjenerates se fundit. Collistar synon te minizoje poret dhe te lemoje lekuren fale eksluzivitetit Hydro-Uniforming ComplexTM. Clarins, per Skin Ilusion Fond de Teint Poudre Libre, perdore ekstratin e cajit te bardhe i pasur me flavonoid qe mbrojne lekuren nga papastertite dhe neutralizon radikalet e lira. /ikub/