BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare e shkaterron bukurine!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare e shkaterron bukurine!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/10/2012, 16:52

     Cfare e shkaterron bukurine! Images

    Edhe pse secila vajzė e ka rutinėn e saj pėr bukurinė, ndonjėherė jemi tė prirė qė t’i harrojmė tė gjitha kėshillat e dobishme dhe mėnyrat, dhe tė fillojmė tė bėjmė gjėra tė cilat e shkatėrrojnė shėndetin dhe pamjen. Nėse kemi zakone tė kėqij, duhet qė sa mė pari t’i zhdukim. Disa gjėra mund qė tė pėrmirėsohen dhe qė sot thoni lamtumirė armiqve mė tė mėdhenj tė bukurisė suaj.

    - Fėrkimi i syve: Sė pari, me fėrkimin e syve nė tė njėjtėn kohė e shkatėrroni grimin, dhe ēka ėshtė mė e keqja mund qė ta irritoni mukozėn e syrit, por edhe hapėsirėn e ndjeshme pėrreth syve. Sytė e irrituar shumė shpejt skuqen, dhe u duhet kohė qė tė rikthen nė gjendjen normale. Sytė mė sė shpeshti i fėrkojmė kur jemi tė lodhur, kėshtu qė herėn tjetėr sa herė qė dora ju shkon kah sytė, kujtoni pėr atė qė kanė nevojė-pushimin. Lehtė mbyllni sytė me shuplaka pėr njė minutė ose dy dhe lironi. Relaksohuni, bėni shėtitje tė shpeshta nėse kaloni shumė kohė para televizorit apo kompjuterit, dhe kėshtu sytė e shėndoshė nuk do tė kėrkojnė asnjė fėrkim.

    - Kafshimi i buzėve: Nėse i kafshoni buzėt kur jeni tė nervozuara dhe kėtė e bėni pa vetėdije, apo mendoni qė ky ėshtė gjest shumė joshės, hiqni dorė nga ky zakon i keq sa mė parė qė ėshtė e mundur, para se tė lėndoheni. Nė vend tė kėsaj, gjithmonė me vete mbani balsam apo labellė me tė cilėn shpesh do i lyeni buzėt e juaja dhe kėshtu ato do t’i mbani tė freskėta, tė shėndetshme dhe tė qeta. Shenjat nga lėndimet nuk u duken aspak seksi asnjė mashkulli. Kohė pas kohe rekomandohet qė buzėt t’i ushqeni me mjaltė. Vendoseni nė buzė nė shtresė tė hollė, dhe leni tė qėndrojnė ashtu disa minuta. Do tė shihni se si buzėt tėrė mjaltin nė mėnyrė magjike do ta thithin.

    - Ndarja e grimit: Femrat grimin do ta ndajnė me shoqen mė tė mirė duke menduar se me kėtė veprim do tė dėshmojė se: “Ju besoj”. Por, ndarja e grimit nuk ėshtė aspak higjienike. Do tė pyeteni se ēka i ndodhi buzėkuqit apo lajnerit? Asgjė. Por, ju dhe shoqes suaj mund t’ju ndodh. Sepse produktet kozmetike janė burim i baktereve. Vetėm huazimi i maskarės mund tė dėrgojė nė infeksion. Mos tė flasim pėr vendosjen e grimit nga sfungjeri i njėjtė. Kėshtu, nėse nuk mundeni qė t’i thoni “jo” mikes suaj, madje me vete mbani mjete rezervė. /zeri/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:35