Canta mini, vetem per te mbajtur ate qe ju duhet. Mes maxi pochette dhe cantave te mbremjeve ka vend per nje mini cante, praktike dhe e bukur. E krijuar per ato femra qe arrijne te fusin brenda cdo gje qe i nevojiten ne nje cante jo me te madhe se nje liber, dhe qe duan te kene duar te lira per te mbajtur celularin dhe nje gote shampanje ne te njejten kohe, keto canta qe varen ne qafe jane kthyer ne vogue, dhe shume ne mode.
Canta metalasse me zinxhir Chanel eshte nje must tashme prej shume vitesh, dhe canta e vogel Constance nga Hermes eshte nje klasike. Por nese kerkoni nje alternative me moderne, Box Bag e varur nga Celine, me vecantin e saj me dopio mbyllje metalike, ka nje elegance te shkelqyer. Pervecse duart jane te lira, detaj i rendesishem, dimensionet e vogla te kesaj cante te varur limitojne edhe rrezikun per ta mbushur plot ate. Eshte me e manovrueshme se nje shopping bag, dhe pa peshuar kur e mban, ne kete menyre fustani behet pjesa kryesore per te rene ne sy. /ikub/