Zara fut te reja ne koleksionin e kepuce, nje linje qe edhe kete vit eshte e pasur me modele te frymezuara nga must have dhe nga trendet e lancuara nga firmat e medha, por mbi te gjitha format me fashion. Si gjithemone, gjigandi spanjoll i modes ekonomike prezanton nje propozim dimeror te gjere per te kenaqur te gjithe shijet dhe aspektativat e shume fashion victims, qe nga ato qe deshirojne nje stil klasik deri tek ato me stil capken qe preferojne nje look casual dhe rock. Zara vazhdon te azhornoje linjat e saj te veshjeve dhe aksesoreve nga muaji ne muaj, duke i shtuar element te rinj te frymezuar nga trendet e momentit. E ben si me linjat e saj delikate per nje publik te rritur ashtu edhe me stilin per me te rejat. Kjo tentativ e vazhdueshme pa qendruar asnjehere prapa eshte forca e nje brand low cost te suksesshem ne nivel boteror.
Per koleksionin e ri te kepuceve, Zara fillon duke propozuar modele cizmes biker. Po flasim per cizme me lekure ekoligjike ne ngjyre te zeze ose kafe, me maje te rrumbullaket, me take te ulet prej gome. Nje trend tjeter i momentit jane dhe sneakers, te menduara nga Zara me lekure kamoshi, gjithashtu edhe modelet me stampa leopard nuk mund te mungojne tek kjo linje. Per linjen ankle boot, Zara mendon modele te ndryshme, qe nga ato me take te larte me elegante deri tek variantet e gjera duke i shtuar gura dhe temina. Mbyllin propozimet dimerore te Zara modelet flat, balerina me fantazi per te gjitha shijet. /ikub/