Giuseppe Zanotti, na propozon te rejat e koleksionit te tij tekepuceve dhe te cantave per vjeshte/dimer 2012-13. Mbreti i ngjyra te theksuara vazhdon te mendoje jashte skemave, ashtu sic ben tashme prej vitesh, dhe eshte pikerisht kjo deshire e tij per te guxuar qe ben cdo krijmtari te tij te njohur dhe unike, ne fakt jane te shumte celebritetet ne bote qe veshin modelet e tij, sidomos ato me ekstravagantet. Por jo vetem kepuce, eshte pasioni i Giuseppe Zanotti. Ne sezonet e kaluara stilisti italian i specializuar ne aksesoret e luksit ka dhene prova per nje krijimtari te madhe dhe deshire per te dominuar sektorin.
Per koleksionin e tij te ri, Giuseppe Zanotti propozon pikerisht kepuce me taka te larta prej lekure e barazpeshuar nga nje plateau prej 5 cm, duke kaluar tek sandalet peep-toe ne lekure metalizate ose ne variantet prej kamoshi, plateau e larte dhe rrip ne kavilje. Nuk mungojne edhe modelet me stampa animaliar ne krijimet e tij, ashtu si dhe alternimi i materialeve te ndryshme.
Persa i perket sektorit te cantave, mes modeleve te vlimituara afrohen kete vit edhe clutch me siperfaqe te mbuluar me temina, ndersa per cantat te cilat varen ne qafe gjejme materiale lekure opake, llustrafin etj me zinxhir bizhu dhe modele me lekure reptilesh dhe krokodili te cilat jane modelet me te cmuara. /ikub/