Pavaresisht krizes dhe demeve te medha ne sektorin e ekonomise, tregu i luksit vazhdon te rritet, duke treguar se nuk njeh pengesa. Markat me eskluzive kozmetike internacionale kane lancuar produkte me cmime marramendese, duke u shkeputur nga vala e produkteve low cost, protagonist ne keto kohe te veshtira. Pese produkte kozmetike me te shtrenjta te futura ne treg ne 10 vitet e fundit.
1- Buzekuqi i Guerlain prej 49.000 euro
Shoqeria franceze Guerlain ka prodhuar buzekuqin me te shtrenjte ne bote. Vecantia e ketij kozmetiku eshte ambalazhi i tij i cili perbehet prej 110 gram flori te verdhe 18 karat dhe i zbukuruar me 119 diamant, prej nje totali 2.2 karatesh. Ne kete buzekuqe mund te shkruani dhe emrin duke e gdhendur ne ambalazh.
2- Manikyri platin nga Essie
Lindur nga bashkupunimi mes revistes Allure, dhe shoqerise Essie, Platinium Guild International eshte furnizuesi i platinit Johnson Matthey, ky manikyre eshte bere me platin pluhur dhe eshte futur ne tregun kozmetik qe ne vitin 2005 ne Las Vegas. Ky manikyre kushton 43.600 euro.
3- Rimeli me Swarovski nga H. Couture Beauty
Rimeli me luksoz ne bote ben pjese ne linjen "Socialite Collection" te markes H.Couture Beauty. I krijuar per nje klient shume te pasur, rimeli eshte i mbuluar me diamant Svarowsky roze, te bardhe dhe blu dhe eshte i mbyllur ne nje kellef floriri prej 18 karatesh, duke futur edhe sherbimin costumer service dhe nje sigurim per jeten. Ky rimel kushton rreth 11 milion euro.
4- Kremi Clé del Peau Beauté nga Shiseido
Clé del Peau Beauté, brand nga grupi Shiseido krijon kremin me te shtrenjte ne bote, realizuar ne nder te 30 viteve te aktivitetit te shoqerise kozmetike. Kremi eskluziv prodhua vetem ne konfeksione dhe ne shitje me prenotim me nje prej 13.300 euro. Kremi eshte i perbere prej 30 shtresash kristali dhe e zbukuruar me tre unaza platini.
5- Parfumi Clive Christian
Mes parfumeve me te kushtueshem ne te gjithe boten Clive Christian Perfume premton se le nje shenje te paharrueshme nese nuhasni aromen e tij. Produkti i futur ne treg gjashte vjet me pare, mban akoma nje pozicion te forte ne tregun e parfumeve, duke mbetur nje nder aromat me te pelqyera. Ky parfum kushton 344.000 euro jo vetem per aromen e mrekullueshme por edhe per ambalazhimin me diamant te bardhe prej 5 karatesh e dekoruar me nje unaze te arte prej 18 karatesh. /ikub/