Desigual na propozon kolekskionin e sezonit te ftohte, akoma dhe njehere marka ve ne plan te pare stampat me ngjyra qe prej disa sezonesh shenojne nje sukses te firmes. Desigual lind ne 1984 nga stilisti zviceran Thomas Meyer per te realizuar veshje te cilat do ishin ne gjendje te dhuronin emocione qe ne pamje te pare. Per koleksionin vjeshte/dimer, firma ka menduar modele te ndryshme minidress dhe max t-shirt per te veshur me strece, modele me stampa lulesh qe imitojne fishekzjarre ne tonet e te kuqes, vjollces, portokallise, variante me rrip ne mes, jake te rrumbullaket dhe menge te gjata me motive etnike, si dhe fustane me fantazi shume ngjyreshe.
Shume te bukur jane dhe fundet denim dhe te leshta me panele ne materiale te ndryshme te kombinuara me bluza dhe jeans me butona shume ngjyreshe. Kemisha me stampa shume ngjyreshe i lene vendin xhupave me dekoracion patchwork. Nuk mungojne dhe palltot me ngjyra te forta si e kuqja me motive te zeze. Xhaketat e lekures, apo pulovrat shume ngjyreshe, fustane mini kopmletojne koleksionin. /ikub/