Hani fruta dhe perime, sepse kane vitamina qe jane te dobishme. Shumica prej nesh u rrit me keto fjale. Keto keshilla te thjeshta permbledhin nje te vertete: Vitaminat jane thelbesore per funksionimin e duhur te trupit, si pershembull vitamina A. Studimet e fundit shkencore kane treguar se mungesa e saj mund te shkaktoje probleme serioze.
E pranishme kryesisht ne ushqimet me origjine shtazore te tilla si melcia dhe e verdha e vezes, vitamina A gjendet edhe ne perime, frutat e verdha e portokalli si portokalli , mandarina, limoni, karota. E rendesishme ne luften kunder infeksioneve fale forcimit te sistemit imunitar, ajo luan nje rol themelor ne prodhimin e energjise vitale te qelizave: energji qe eshte baza e funksioneve te ndryshme te organizmit.
Rezultatet vijne nga studimi i nje grupi studiuesve nga Cancer Research Institute ne Nju Jork, publikuar ne revisten Faseb. Ne rastin e marrjes te pamjaftueshme te vitamines A, prodhimi i energjise qe eshte i konsiderueshem per qelizat, pakesohet me rreth 30%. Jo vetem kaq: qelizat kane nevoje per burime per te prodhuar energji me vone, thote nje nga autoret e studimit, Dr. Ulrich Hammerling, duke vene ne dukje se kur vitamina A eshte e manget, trupi kthehet ne nje rezervat yndyre oksidimi e cila merr energjine e nevojshme te tij. /ikub/